Beauty

A e ndalon botoksi në të 20-at krijimin e rrudhave? Ja çfarë duhet të dini

Shkruar nga Anabel

11 Nëntor 2024

A e ndalon botoksi në të 20-at krijimin e rrudhave? Ja

Po, sipas Dr. Afshin Mosahebi, profesor në kirurgjinë plastike në “University College London”, injektimi i toksinës botulinike (i njohur si botoks) në pjesë të fytyrës përpara se të shfaqen linjat e imëta, mund të ngadalësojë zhvillimin e tyre - por kjo nuk do të thotë se duhet patjetër ta provoni.

Dr. Mosahebi shpjegon se rrudhat në fytyrë shfaqen për dy arsye kryesore. E para është lëvizja e muskujve të fytyrës: kur ata lëvizin, lëkura mbi ta mblidhet në mënyrë të përsëritur dhe njësoj si një copë pëlhure që mbështillet vazhdimisht, përfundimisht do të krijojë rrudha. Arsyeja e dytë është hollimi i shtresës së lëkurë,s që ndodh ndërsa plakemi dhe sidomos kur ekspozohemi në diell. Sa më e hollë të jetë, aq më e ndjeshme është lëkura ndaj krijimit të rrudhave.

Injeksionet me botoks merren për të trajtuar shkakun e parë të rrudhave, duke paralizuar muskujt e fytyrës për rreth gjashtë muaj. Në lëkurën e rrudhur, kjo e bën pamjen e rrudhave më të zbutur. Në lëkurën pa rrudha, përdorimi i rregullt e bën më të vështirë formimin e rrudhave. Megjithatë, Dr. Mosahebi thekson se botoksi nuk është zgjidhje magjike për gjithçka. Hollimi i lëkurës do të çojë gjithsesi në zhvillimin e linjave, thjesht në një masë më të vogël dhe nëse e ndaloni përdorimin e botoksit, procesi i plakjes do të vazhdojë normalisht. Për më tepër, sa më gjatë të përdorni botoks, aq më shumë do t’ju duhet të përdorni për të njëjtin efekt.

“Me kalimin e kohës, trupi mund të bëhet më rezistent ndaj toksinës, kështu që një sasi botuline që funksiononte në fillimet e trajtimit mund të mos ketë efektin e duhur më vonë,” thotë Dr. Mosahebi. Për më tepër, ai mendon se nisja shumë herët e botoksit “nxit njerëzit të bëhen të fiksuar pas pamjes së tyre, gjë që duhet ta shmangim.”

Sipas tij, një person në të 20-at do të përfitonte më shumë duke marrë masa për të ngadalësuar procesin e hollimit të lëkurës - si shmangia e diellit dhe duhanpirjes - përpara se të konsiderojë injeksionet.

“Në të 20-at, kremi kundër diellit është një zgjidhje shumë më e mirë se botoksi,” përfundon ai.

Artikuj të sugjeruar: