Anabelizim

Sondazh nisur nga ngjarja tragjike: Kush po na i vret adoleshentët?

Sondazh nisur nga ngjarja tragjike: Kush po na i vret adoleshentët?

Ngjarja tragjike pranë shkollës “Fan Noli” ka ngritur një pyetje të dhimbshme dhe të rëndësishme: Kush po na i vret adoleshentët? Dhe jo, nuk është vetëm thika që mban në dorë një fëmijë 14-vjeçar. Këtu flitet për një realitet shumë më të thellë e të errët, ku dhuna dhe mungesa e shpresës po bëhen norma.

Prej kohësh, rastet e adoleshentëve me thika ose të përfshirë në konflikte të dhunshme raportohen nga policia. Por gjithmonë duhet të ndodhë një ngjarje “e bujshme” që dikush të reagojë. Shoqëria jonë zgjedh të heshtë, të mos ndërhyjë derisa është tepër vonë. Dhe kur ngjarja bëhet virale, më shumë flitet për klikime se për ndërgjegjësim. E çfarë na duhen në këto raste “reagimet e VIP-ave”?

Pse fëmijët nën moshë mund të blejnë lirshëm thika, alkool e drogë? Pse këto substanca e “armë” përdoren edhe në shkolla, aty ku supozohet të jenë të mbrojtur? Pse mungon kontrolli? Fëmijët janë lënë në mëshirë të një sistemi që nuk i edukon dhe nuk i mbështet, ndërkohë që influenca negative nga jashtë rritet dita-ditës.

Muzika e sotme, viraliteti në rrjete sociale dhe trendet e dhunshme janë bërë pjesë e përditshmërisë së tyre. Tekstet që lavdërojnë drogën, dhunën dhe urrejtjen përhapin një mesazh të qartë: kjo është rruga që duhet ndjekur për të qenë “cool”. E ndërsa ata rriten me këtë mentalitet, mungesa e një alternative pozitive i lë pa drejtim.

Ajo që është më shqetësuese është mungesa e shpresës. Një pjesë e madhe e të rinjve po rriten duke besuar se e vetmja mënyrë për të shpëtuar është të largohen nga vendi. Emigrimi iu serviret si shpëtimi i vetëm, një “zgjidhje” që u premton gjithçka dhe i lë ata që mbeten me boshllëkun e një të ardhmeje pa perspektivë, ku ëndrra më e madhe është të largohen.

Kjo ngjarje tragjike duhet të jetë një moment reflektimi për të gjithë ne. Nuk mjafton të reagojmë vetëm kur ndodhin tragjedi. Duhet të marrim përgjegjësi dhe të ndërtojmë një shoqëri që ofron siguri, edukim dhe mbështetje për brezin e ri. Sepse nëse nuk veprojmë tani, kush e di sa jetë të tjera do të humbasim para se të jetë shumë vonë.

Poll

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Starting from the tragic event: Who is killing our teenagers?

Sondazh nisur nga ngjarja tragjike: Kush po na i vret adoleshentët?

The tragic event near the "Fan Noli" school has raised a painful and important question: Who is killing our teenagers? And no, it's not just a knife being wielded by a 14-year-old kid. Here we are talking about a much deeper and darker reality, where violence and hopelessness are becoming the norm.

Cases of teenagers with knives or involved in violent conflicts have long been reported by the police. But there must always be an "outrageous" event for someone to react. Our society chooses to be silent, not to intervene until it is too late. And when the event goes viral, it's more about clicks than awareness. And what do we need in these cases "reactions of VIPs"?

Why can minors freely buy knives, alcohol and drugs? Why are these "weapon" substances also used in schools, where they are supposed to be protected? Why is there no control? Children are left at the mercy of a system that does not educate and does not support them, while the negative influence from outside increases day by day.

Today's music, virality on social networks and violent trends have become part of their everyday life. Lyrics that glorify drugs, violence and hatred spread a clear message: this is the way to be "cool". And while they grow up with this mentality, the lack of a positive alternative leaves them without direction.

What is more disturbing is the lack of hope. A large proportion of young people are growing up believing that the only way to escape is to leave the country. Emigration is served to them as the only salvation, a "solution" that promises them everything and leaves those who remain with the void of a future without perspective, where the biggest dream is to leave.

This tragic event should be a moment of reflection for all of us. It is not enough to just react when tragedies happen. We must take responsibility and build a society that provides security, education and support for the new generation. Because if we don't act now, who knows how many more lives will be lost before it's too late.