Showbiz dhe TV

Zbulohet shuma marramendëse që fiton Enca në OnlyFans!

Shkruar nga Anabel

19 Nëntor 2024

Zbulohet shuma marramendëse që fiton Enca në OnlyFans!

Në emisionin e së martës në Andale.al, UËTËFË! show, është komentuar rikthimi i Encës në muzikë pas një kohe të gjatë.

Fatosi, Kostjani, Xhesiana dhe Artemisa kanë ndarë mendimet e tyre për këngën e re të Encës, kryesisht duke kritikuar tekstin e dobët që linte për të dëshiruar.

Pjesë e diskutimit u bë dhe investimi i madh për realizimin e videoklipit të këngës, që shtyu Xhesianën të pyesë me të drejtë:

“Ore, ku i gjeti lekët Enca për të bërë videoklipin?!”

Enca prej disa vitesh, nuk e ka fshehur faktin se ka një llogari personale me materailet e saj në platformën OnlyFans (kompani që prodhon dhe ofron përmbajtje pornografike online nga punëtorë seksi, por jo vetëm).

Nga hulumtimet e Fatosit, njërit prej moderatorëve të UËTËFË!, rezultoi që llogaria e Encës bën pjesë në llogaritë me fitimet më të larta, që i takojnë një 0.1%-ëshi nga totali i llogarive.

Me informacione që sigurohen lehtësisht nga Google, këto llogari, rezultojnë të fitojnë rreth 100.000 euro në muaj për përmbajtjen që ofrojnë.

Kështu, u zgjidh lehtësisht dilema se nga i gjen paratë Enca për të realizuar videoklipe të kushtueshme për këngët e  saj!

Për të ndjekur sekuencën e plotë nga emisioni, klikoni më poshtë:

Artikuj të sugjeruar: