E kapur “mat” nga një nga moderatoret e UËTËFË! show, nga Andale.al, teksa po drekonte në një lokal, Fatma Haxhialiu u është përgjigjur disa pyetjeve të Xhesianës mbi përditshmërinë e saj dhe aktualitetin.
Nisur nga deklarata e saj e bujshme në internet për t’i “lënë gratë të bëjnë ç’të duan me mitrat e tyre”, Xhesiana i ka rikujtuar Fatmës kohën kur bënte pjesë në emisionin “Goca&Gra”, i cili ka një emër vetëshpjegues.
E pyetur për eksperiencën e saj në emision, Fatma ndoshta nënkuptoi ca elemente që mund të mendojë se i mungojnë edicionit të tretë që po transmetohet aktualisht nga një panel i ri moderatoresh:
“Ne kemi qenë një katërshe shumë plotësuese, sidomos Dalina, unë, Rita dhe Armina. Plotësonim copëza të njëra-tjetrës dhe karakteret tona shumë të veçanta në atë debat ishin komplementare.”
Kur Xhesiana e pyeti më tej Fatmën për kastën e ri të këtij viti dhe se cilën prej moderatoreve preferon më shumë, ajo u përgjigj:
“Rudinën e njoh dhe nuk është nga ato personazhe që ndryshon nga Rudina që njeh në jetë, me atë që sheh në televizion. Ia dua këtë liri dhe moskokëçarje,” përmbylli ajo pa bërë komente të mëtejshme, duke vërtetuar disi atë që shprehëm më lart.
E pyetur gjithashtu nëse ka ndonjë plan për rikthim në televizion apo në forma të tjera, Fatma u përgjigj duke shprehur një fenomen të vërtetë që po ndodh së fundmi:
“Mendoj që mbyllen ca cikle dhe ose do bësh diçka tjetër në një formë që sjell diçka të re, ose do marrësh kohën tënde për të sjellë diçka tënden. Ka ardhur epoka që secili nga ne mund të jetë një media më vete dhe këtë Andale po e bën më së miri.”
Duke folur për planet e së ardhmes, Haxhialiu shtoi:
“Që të mos bëj dhe unë podcast-in e radhës si gjithë dynjaja, po marr çikë më shumë kohë që të bëj një gjë të bukur dhe të vij me një gjë të mirë.”
Dhe ne në fakt, mezi presim ta shohim sa më shpejt me prodhime të reja!
Për të parë sekuencën e plotë të emisionit, klikoni në videon e mëposhtme:
Artikuj të sugjeruar: