Showbiz dhe TV

Ne mund të kemi gjetur arsyet që çuan në ndarjen e Ledrit dhe Sarës!

Shkruar nga Anabel

19 Nëntor 2024

Ne mund të kemi gjetur arsyet që çuan në ndarjen e Ledrit

Në episodin e tretë të UËTËFË! show, në Andale.al, në YouTube, paneli i moderatorëve kanë folur për arsyet e mundshme që çuan në ndarjen e çiftit Ledri dhe Sara.

Argumenti i parë, lidhet me një deklaratë që vetë Ledri bëri në emisionin e Arbana Osmanit në YouTube, ku u shpreh se “nëse Sara do të ishte më private, ndoshta ata do të ishin ende bashkë sot”.

Deklarata u cilësua si “e tmerrshme” nga Artemisa, që mendon se kjo tregon se sa të prapambetur janë meshkujt shqiptarë në mentalitet.

Mendimi u mbështet edhe nga Fatosi që tha se “Ledri do që vajza që ka në krah të jetë më pak e suksesshme sesa ai”.

Kjo ide mund të mbështetet, nisur nga fakti që në momentin që Sara nisi të dukej kudo në ekran, që nga Dancing With the Stars, më pas me filmin “Në Kuadër të Dashurisë” dhe shumë shfaqje të tjera, filloi të përflitej për një krisje mes çiftit.

Pjesë e diskutimit u bë dhe aludimi se qe shtatzënia e Sarës ajo që e mbajti çiftin të bashkuar edhe për kaq kohë sa zgjati, nisur nga deklarata e Ledrit që shprehu se në momentin që mori vesh shtatzëninë e Sarës, çifti nuk ishin bashkë.

Ndonëse debati në emision u nda në dy pjesë, duket se moderatorët ranë në një mendje për diçka: Burri nuk do që ta shohë gruan e tij më lart se veten!

Për të parë sekuencën e emisionit të plotë, klikoni në videon e mëposhtme:

Artikuj të sugjeruar: