Duket se shumë yje të njohur kërkuan të luanin në filmin Wicked, pasi konkurenca për rolet kryesore ishte mjaft e ashpër. Siç tanimë e dimë, rolet kryesore: Elphabës, Glindës dhe Fiyeros shkuan për Cynthia Erivo, Ariana Grande dhe Jonathan Bailey. Megjithatë, duke qenë se Wicked është një nga muzikalet më të dashura të kohëve të fundit, ndaj konkurrenca ishte patjetër shumë e fortë. Filmi ka qenë në qendër të diskutimit për kaq shumë kohë, sa që fillimisht, besohej se yjet origjinale të Broadway-t, Idina Menzel dhe Kristin Chenoweth, do të riktheheshin në rolet e tyre për filmin.
Por, kush mori pjesë në audicione nga personazhet mjaft të njohur e të suksesshëm në mbarë botën:
Roli i Elphaba: Lady Gaga
Emri i Lady Gagas ishte lidhur me rolin e Elphabas kur filmi Wicked nisi të diskutohet, nën drejtimin e regjisorit Stephen Daldry. Megjithatë, kur drejtimi i filmit kaloi në duar të John M. Chu, roli i Elphabës iu dha në fund Cynthia Erivo.
Roli i Glindas: Amanda Seyfried
Seyfried, e njohur për rolet e saj në Les Miserables dhe Mamma Mia!, ishte shumë e “etur” për rolin e Galindës/Glindës. Gjatë xhirimeve të rolit të saj fitues të çmimit "Emmy" në "The Dropout", Seyfried po merte pjesë në audicione gjithashtu për Glindën. Ajo madje tha se e donte aq shumë këtë rol saqë dedikoi të gjithë fundjavën për audicionin, duke e quajtur këtë një sakrificë të madhe.
Dove Cameron
Pas interpretimit të vajzës së Kristin Chenoweth në një version të "Hairspray", Cameron dukej si zgjedhja e duhur për Glindën e Chenoweth. Madje Chenoweth e ka mbështetur atë për këtë rol. Megjithatë, edhe pse arriti shumë larg në audicion, Cameron nuk e fitoi rolin, por ishte shumë e lumtur që Ariana Grande e mori atë.
Renee Rapp
Ylli i Mean Girls, Renee Rapp, gjithashtu ka marrë pjesë në audicion për rolin e Glindës. Megjithatë, ajo ishte shumë e gëzuar që roli i shkoi Ariana Grandes, duke thënë: “Ariana do të jetë… mund të shprehem? Do të jetë thjesht e mrekullueshme.”
Roli i Fiyeron: Shawn Mendes
Pavarësisht se duket e pabesueshme, Mendes e kërkoi këtë rol. Megjithatë, roli i Fiyeros shkoi për Jonathan Bailey.
Nick & Joe Jonas
Dy nga vëllezërit Jonas morën pjesë në audicion për rolin e Fiyeros. Edhe pse Nick ka një eksperiencë të madhe në skenën muzikore dhe ka luajtur në "Broadway" si fëmijë, të dy vëllezërit u konsideruan për këtë rol, por ai u dha Jonathan Bailey.
Këto audicione tregojnë konkurencën e fortë për rolet në një prodhim filmik shumë të pritur, dhe është e qartë se shumë talente të njohura kërkonin të ishin pjesë e Wicked në ekranin e madh.
Artikuj të sugjeruar: