Social Buzz

Surprizat për festa? Ja një guidë për të gjetur dhuratën e përsosur për këdo me Alison Mariot *.*

Shkruar nga Anabel

2 Dhjetor 2024

Surprizat për festa? Ja një guidë për të gjetur

Jemi zyrtarisht në dhjetor! Muaji i dritave magjike, panetoneve të ëmbla, këngëve festive… Por, le të ndalemi pakëz te dhuratat! Kaq të bukura, simbolike, të bëjnë të ndihesh mirë dhe i/e vlerësuar, por gjithnjë, është kaq sfiduese të gjesh të duhurën. Ti nisesh drejt dyqaneve apo qendrave tregtare, e di se ç'do të blesh, por gjithë kohën ke merakun nëse do i pëlqejë edhe personit tjetër. 

Surprizat për festa? Ja një guidë për të gjetur

Ke ndonjëherë ndjesinë se sa më shumë përpiqesh të gjesh të ‘’duhurën’’ aq më shumë humbet? Të ndiejmë, ta dimë problemin, ndaj të japim edhe zgjidhjen! Ju e dini që ne nuk sugjerojmë nëse nuk i kemi provuar vetë. Alison Mariot, marka kanadeze, krijon bizhuteri elegante që i rezistojnë kohës e që flasin gjuhën e kujdesit dhe dashurisë për çdo person të rëndësishëm në jetën tënde!

Domethënë, qoftë për mamin që do diçka chic, motrën stylish, vjehrrën që e ke gjithnjë me siklet, babin që s'ta bën kurrë të thjeshtë, vëllain që s'para kënaqet e të dashurin, dhurata e të cilit duhet të jetë përherë e qëlluar, Alison Mariot, ka një bizhuteri për këdo! Dhe mbi të gjitha me çmime të përballueshme!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alison Mariot Accessories ® (@alisonmariot)

Tani, e dimë që e ke të vështirë të zgjedhësh, ndaj ja ku të sjellim ca sugjerime për të tjerët, por pse jo, edhe për veten:

Vathët dhe varësen “Nyssa” për shoqen e ngushtë:

Surprizat për festa? Ja një guidë për të gjetur

Kjo unaza fantastike për mamin:

Surprizat për festa? Ja një guidë për të gjetur

Për motrën stylish sugjerojmë setin më të kërkuar tek Alison Mariot: “Selenis”:

Surprizat për festa? Ja një guidë për të gjetur

Për kushërirën që s'i pëlqen asgjë? Këtyre varësve s'u thotë dot "jo": Jo për gjë po e mbrojnë dhe nga syri i keq dhe energjitë negative:

Surprizat për festa? Ja një guidë për të gjetur

Si t'ia fitosh zemrën vjehrrës? Ja! 

Surprizat për festa? Ja një guidë për të gjetur

Byzylykun që largon syrin e keq, për atë personin spiritual:

Surprizat për festa? Ja një guidë për të gjetur

Ja dhe një ide për atë gocën që vdes për rrezikun:

Surprizat për festa? Ja një guidë për të gjetur

Për vëllain klasik:

Surprizat për festa? Ja një guidë për të gjetur

Surprizat për festa? Ja një guidë për të gjetur

Për babin që "nuk do asgjë" (gjithmonë i bëhet zemra mal kur merr dhuratën):

Surprizat për festa? Ja një guidë për të gjetur

Për shoqen "me gjak mbretëror" që është gjithnjë e kuruar, edhe kur sapo zgjohet nga gjumi:

Surprizat për festa? Ja një guidë për të gjetur

Perla për "perlën e jetës tënde" :)

Surprizat për festa? Ja një guidë për të gjetur

Një set special për kunatën:

Surprizat për festa? Ja një guidë për të gjetur

Për të dashurin, se ti je gjysma e tij më e mirë:

Surprizat për festa? Ja një guidë për të gjetur

Dheee, ca ide për veten, sepse fundja, kë do llastosh po s'llastove veten?

#1 - Një set kaq yll

Surprizat për festa? Ja një guidë për të gjetur

#2 - Ah, sa shumë opsione! 

Surprizat për festa? Ja një guidë për të gjetur

#3 - Po pra, të gjithë do të të komplimentojnë!

Surprizat për festa? Ja një guidë për të gjetur

Sa për paketimet, mos e vrit mendjen! Janë nam! Në çdo bizhuteri është e gdhendur me kujdes dhe elegancë logoja e Alison Mariot, si dhe kanë 2 vjet garanci, duke vërtetuar kështu origjinalitetin e prodhimeve të markës.