Marredhenie

Të gjitha miqësitë e vërteta kanë këtë gjë të përbashkët

Shkruar nga Anabel

4 Dhjetor 2024

Të gjitha miqësitë e vërteta kanë këtë

Miqësitë e vërteta nuk ndërtohen vetëm mbi të qeshura, kujtime dhe orët e vona të natës duke parë seriale. Sekreti i tyre është shumë më i thellë - dhe shumë më i nënvlerësuar: kufijtë!


Pse kufijtë janë gjithçka në miqësi?


Kufijtë janë si rregullat e padukshme që mbajnë gjërat në ekuilibër. Ata na tregojnë çfarë është e pranueshme, kur duhet të ndalojmë dhe si të kujdesemi për ndjenjat e njëri-tjetrit. Të vendosësh kufij nuk të bën të ftohtë –përkundrazi, të bën mikun që të gjithë e duan në jetë.


Imagjino këtë: një mik apo mikeshë të thotë që nuk ndihet mirë kur e përfshin në shaka me të tjerët. Ti e dëgjon, e pranon dhe i kërkon falje. Ky është momenti kur miqësia juaj bëhet më e fortë, sepse komunikimi dhe respekti mbizotërojnë.


Nga ana tjetër, mosrespektimi i kufijve mund të jetë receta për katastrofë. Kur një mik apo mike të lëndon vazhdimisht pa kuptuar, marrëdhënia kthehet në një minë me sahat. Kujdes: aty ku s’ka respekt për kufijtë, s’ka miqësi të qëndrueshme.


Si të vendosësh kufij të shëndetshëm (pa drama)


* Komuniko qartë dhe drejtpërdrejt. Fillo me “Kur ndodh X, ndihem kështu…”
* Respekto kufijtë e tjetrit. Nëse një mik/mike tregon se një veprim e shqetëson, dëgjo pa e marrë personale.
* Bëhu fleksibël, por mos lejo të shkelen standardet e tua.

Miqësitë që zgjasin me vite nuk kanë të bëjnë me perfeksionin, por me aftësinë për të thënë: “Kjo është ajo që më duhet nga ty” - dhe për t’u përgjigjur: “E respektoj”.


Miqësitë me kufij të shëndetshëm? Recata sekrete për të cilën të gjithë kemi nevojë!

Artikuj të sugjeruar: