Kur Arbana Osmani njoftoi emisionin e saj “Mirëmbrëma yje” larg çdo logoje televizive, shumëkush mendoi se ky mund të ishte një disavantazh. Por mesa duket ky nuk ishte dyshimi i vetëm. Ndërsa ka publikuar vetëm katër episode, moderatorja Arbana Osmani duket se ka fituar ‘bastin’ e saj të parë në këtë sfidë të re profesionale.
Në një postim në “Instagram”, teksa shpreh mirënjohjen për të ftuarit dhe shikuesit e emisionit të saj, Arbana ka dy fjalë edhe për ato që dyshonin.
“Ajo që më gëzon më tepër është basti i fituar me këdo që mendonte se në Shqipëri vëmendja dhe klikimet merren vetëm me debate të dhunshme, skandale dhe vulgaritet. Mesa duket jo!”, shkruan ajo.
View this post on Instagram
Secili nga episodet e para ka rrëmbyer mjaft klikime, ku të ftuar ishin: Ledri Vula, Alban Skënderaj, Olta Gixhari, Arian Çani, Dom Mark Pashkja, Behgjet Pacolli, si dhe Xhensila Myrtezaj.
Artikuj të sugjeruar: