Në vitet e fundit, trendet e grimit kanë qenë kryesisht minimaliste (për shembull, look-u i vajzës së pastër), por dimri i këtij viti duket se do të kompesojë ato që duan pak më shumë ngjyrë, duke kombinuar trendet e kaluara me disa prekje më të guximshme. Duke u fokusuar ose tek buzët ose tek sytë, këto katër grime pritet të dominojnë muajt që vijnë.
Buzë me ngjyrë mjedre
View this post on Instagram
Ngjyra e mjedrës është një zgjedhje klasike për dimrin, por këtë vit e shohim në një mënyrë më moderne. Make-up artistja e njohur Ash K Holm, që punon me të famshme si Ariana Grande dhe J.Lo, sugjeron të përdorim lapsin tonë të preferuar për buzë ‘nude’ dhe ta kombinojmë me një shkëlqyes në ngjyrë mjedre. Për mbrëmjen, zgjedhim një formulë mat për një efekt më të errët dhe intensiv.
Nuanca metalike në sy
View this post on Instagram
Pasi afrohet periudha e festave, grimi ka nevojë për më shumë shkëlqim. Trendet e dimrit sjellin nuanca metalike, si ari, bakri dhe argjendi. Mund të krijojmë një vijë të butë peneli me xixa për një pamje më të thjeshtë ose një vijë në të gjithë syrin për një efekt më dramatik.
Nuanca ‘espresso’
View this post on Instagram
Trendi i makijazhit ‘latte’ nga fundi i verës zhvillohet në nuanca më të errëta kafe dhe çokollatë për dimrin. Nëse mendojmë edhe për popullaritetin e këngës me të njëjtin emër të Sabrina Carpenter, nuancat e espresso-s pritet të dominojnë në sy, buzë dhe mollëza.
Buzë të theksuara-pa rimel
View this post on Instagram
Pyetja e përjetshme: sytë apo buzët? Për dimrin e vitit 2024, përgjigjja është e qartë: pa rimel. Tendencat e grimit pa rimel po fitojnë terren, duke i dhënë gjithë vëmendjen buzëve të theksuara, sidomos në nuanca mat të forta, si të kuqe dhe vishnje.