Instagramming

A thumboi Ledioni Arbanën?

Shkruar nga Anabel

9 Dhjetor 2024

A thumboi Ledioni Arbanën?
Në videon reklamuese për sezonin e ri të “Big Brother VIP Albania”, Ledion Liço duket se ka zgjedhur një qasje që shumëkush e ka interpretuar si një “thumb” ndaj Arbana Osmanit. Ai e hap videon me fjalët: “I joti ta fut”, një deklaratë që menjëherë tërhoqi vëmendjen dhe ndezi diskutime në rrjetet sociale.

Gjatë videos, Ledioni mban në duar një libër të titulluar “Sinonime për fjalën Yje”, çka mund të jetë një ironi ndaj faktit se shprehja “Mirëmbrëma Yje” është emisioni i ri, i pavarur nga “Top Channel” i Arbana Osmani, e cila e përdorte si përshëndetje ikonike gjatë prezantimeve të saj në “Big Brother”. Për më tepër, Ledioni thotë me një përshëndetje të re: “Mirëmbrëma galaktikë”, një zëvendësim që për të qenë në sinonim me përshëndetjen e dikurshme të Arbanës.

Pas largimit nga Top Channel, Arbana Osmani është fokusuar në projektin e saj të pavarur me emisionin “Mirëmbrëma Yje”, duke u distancuar totalisht nga produksionet e mëparshme. Kjo ndarje duket se ka sjellë edhe një lloj tensioni simbolik mes dy palëve, që tani reflektohet përmes këtyre detajeve në mediat audiovizive.

A është ky një thumb apo thjesht një zgjedhje kreative?

Artikuj të sugjeruar: