Celebrity

Nëna e Beyonce-s “pëlqen” akuzat për përdhunim ndaj Jay-Z-së o.O

Shkruar nga Anabel

9 Dhjetor 2024

Nëna e Beyonce-s “pëlqen” akuzat për përdhunim

Nëna e Beyonce-s, Tina Knowles, me sa duket ka reaguar mbi akuzat e reja për përdhunim kundrejt dhëndrit të saj Jay-Z .

Menjëherë pasi reperi u akuzua për përdhunimin e një vajze 13-vjeçare së bashku me Sean "Diddy" Combs në një padi civile, Knowles, 70 vjeç, pëlqeu një postim në Instagram nga ABC 7 Chicago që ndante detaje të akuzave – të cilat Carter i ka mohuar kategorikisht.

Jay Z, 55 vjeç, u emërua si i pandehur në padi, e cila fillimisht u ngrit kundër P. Diddy-t në tetor. Një grua që e identifikoi veten si Jane Doe tha se Jay Z dhe P. Diddy e përdhunouan atë në një festë për ‘MTV Video Music Aëards’ në vitin 2000, ndërsa një femër e tretë, pa emër, i shikonte.

Postimi në Instagram i pëlqyer nga Knowles shfaqte një foto të Jay Z dhe Diddy-t me fjalët, "Lajmet e fundit: Jay-Z dhe Diddy të emëruar në padi që pretendojnë përdhunimin e vajzës".

Carter u martua me vajzën e Knowles, Beyoncé në vitin 2008, dhe çifti kanë vajzën Blue Ivy, 12 vjeç, dhe binjakët Rumi dhe Sir, 7 vjeç së bashku.

Artikuj të sugjeruar: