Celebrity

Fytyra pa grim e Lindsay Lohan është dëshira e vetme e çdo vajze

Shkruar nga Anabel

11 Dhjetor 2024

Fytyra pa grim e Lindsay Lohan është dëshira e vetme e

Gruaja pas ‘rinisë së përjetshme’ të Lindsay Lohan ka ndarë disa detaje lidhur me mirëmbajtjen e lëkurës së aktores.

Në një postim në "Instagram" të shpërndarë më 10 dhjetor, dermatologia e aktores Dr. Radmila Lukian, e cila gjithashtu i referohet vetes si një "specialiste kundër plakjes", zbuloi se sa e përkushtuar është Lohan gjatë kësaj "sfide".

Fotoja, e realizuar gjatë një prej takimeve të Lohanit në "Lucia Clinic Dubai", tregon dermatologen duke pozuar pranë aktores e cila shfaqet tërësisht pa grim, por lëkura e saj duket më e shndritshme se kurrë më parë. 

"Besimi është themeli i marrëdhënies sonë," shkroi Dr. Lukian.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dr Radmila Lukian (@dr_radmila_lukian)

 

Lohan, 38, duket të jetë e rregullt me seancat e mirëmbajtjes të lëkurës, pasi dermatologia e saj ndau një tjetër foto më 24 tetor që tregon se aktorja ndjek me përpikmëri seancat e mirëmbajtjes. 

“Kënaqësi e madhe të kem @lindsaylohan në klinikën Lucia. Më pëlqen të kujdesem për shëndetin dhe bukurinë e lëkurës suaj!”, shkroi krahas fotos Dr. Lukian, e cila u transferua në Emiratet e Bashkuara Arabe në vitin 2014.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dr Radmila Lukian (@dr_radmila_lukian)

Ndryshimet e aktores në pamje kanë lënë “gojëhapur” të gjithë, ndaj një pjesë e mirë e komenteve kërkojnë të dinë trajtimet që ajo bën.

Shumë prej ndjekësve të Dr. Lukian kërkuan një "paketë" të Lohanit teksa shumë të tjerë e konsiderojnë si një "rast suksesi" në komente. 

Megjithatë, klinika është e specializuar në procedurat kozmetike invazive dhe jo-invazive. Botox, mbushës, trajtime rrudhash dhe një shumëllojshmëri e facialeve janë të listuara në mesin e shërbimeve posaçërisht për fytyrën, si dhe opsionet e tjera të kirurgjisë plastike.

Fotot vijnë mes interesimit të internetit për pamjen rinore të Lohan.

Vetë Lohan nuk ka treguar shumë lidhur me këta ndryshime, por në një intervistë për “Allure” ajo tha se thjesht kujdeset shumë mirë për lëkurën e saj. 

Artikuj të sugjeruar: