Anabelizim

Përqafo të metat e tua… edhe nëse përfshijnë dhunimin?

Përqafo të metat e tua… edhe nëse përfshijnë


Pas një shkëputjeje disamujore nga media, Antonela Berisha u rikthye në ekran në mënyrë të bujshme, në emisionin “Goca dhe Gra”. Por këtë herë e ftuara ishte ndryshe, jo për ndonjë fushatë ndërgjegjësimi, ndonjë sukses profesional apo ndonjë arritje personale. Rikthimi i saj u mbështoll me etiketa “frymëzimi”, duke na servirur një koleksion sportiv me ngjyra kafe, të zezë dhe vishnje, të titulluar “Embrace Your Flaws” (Përqafo të metat e tua). Një mesazh interesant, por i diskutueshëm sidomos kur del nga dikush që është përfshirë në një skandal dhune.

Intervista nisi me një mikpritje të ngrohtë, duartrokitje dhe fjalë përmbledhëse nga Einxhel Shkira, e cila e vlerësoi rikthimin e saj si “një shkëputje të madhe dhe më në fund një rikthim”.

Egla Ceno e drejtoi bisedën tek pika kyçe, më në fund pyetja e shumëpritur: “A ka lidhje ky koleksion me ngjarjen që kalove ti me motrën?” Një pyetje, të cilës Antonela iu përgjigj me një ndjesë publike, duke kërkuar falje për “ngjarjen e rëndë”. Por kujt i kërkoi falje? Viktimës? Jo. E gjitha ishte një përkulje teatrale për publikun, duke shmangur adresimin e drejtpërdrejtë të Klea Prengës, vajza që u godit me shishe qelqi nga motrat Berisha në një restorant në Tiranë. Një ndjesë sa për sy e faqe, që u pasua nga fjalë boshe për të kaluarën dhe fuqinë e “ringritjes”.

“Si ishte ajo periudhë për ty? A ke nxjerrë ndonjë mësim?”

Kjo ishte pyetja filozofike e Rudina Dembacajt, që meriton kohën e vetë këtu. Cili është mësimi që mund të nxirret nga një situatë e tillë? Që kamerat nuk janë aleate kur kryen një akt dhune? Apo që vendi i gabuar dhe koha e gabuar nuk janë rrethana të favorshme për të nxjerrë mllef? Antonela e mbylli këtë kapitull duke thënë se “ndodhi në vendin e gabuar, në kohën e gabuar.” Mbetet për t’u hamendësuar: cili do të ishte vendi i duhur? Një vend i braktisur? Koha e duhur? Një ditë pa ndonjë prani mediatike?

“A e ndjen t’i kërkosh falje publike?” 

Kjo është pyetja më absurde, duke qenë se Antonela sapo kishte kërkuar falje (drejtuar vetëm për publikun). Po çfarë mund të thoshte ajo tjetër, përveçse ta konfirmonte? “Po, patjetër,” tha ajo, duke përmbledhur atë që publiku tashmë kishte dëgjuar. Por asnjë shenjë empatie për viktimën, vetëm një përqendrim te “puna e saj për të sjellë një ndikim pozitiv në shoqëri”.

Për ta vulosur momentin e saj të “reflektimit”, Antonela iu referua vetes si një “figurë publike që ka rëndësi në ndikimin që sjell tek njerëzit”. Dhe këtu ndalesh për të reflektuar mbi të vërtetën e këtij pohimi. Çfarë ndikimi mund të ketë dhënë një video ku dikush godet tjetrin me shishe qelqi? Mendoi vallë se ishin frymëzuar njerëzit? Apo ky “ndikim” shërbeu si një kujtesë se dhuna mund të rehabilitohet me një ndjesë televizive dhe një koleksion sportiv?

Kur u pyet për mesazhet që kishte marrë pas ngjarjes, Antonela u përpoq të tërhiqte vëmendjen tek “mbështetja e madhe që kishte marrë nga ndjekësit.” Ajo tregoi se shumë gra i kishin shkruar për situata të ngjashme, ku ato “gjenin veten” në historinë e saj. Në cilën pjesë të historisë gjetën veten? Në konfliktet personale që përfundojnë në dhunë? Apo ndoshta në iluzionin se pendesa televizive të fal gjithçka?


Sigurisht që nuk mbështesim asnjë formë dhune.”

Por ironia ishte e qartë: Tani një skandal dhune u shndërrua në një platformë rehabilitimi personal dhe promovimi mode. Dhuna mori një platformë televizive, një narrativë të kthesës së madhe dhe një mundësi për të shitur koleksione. Në vend që të krijonte një mesazh të vërtetë pendese dhe ndërgjegjësimi, intervista shërbeu si një udhërrëfyes për ata që mendojnë se famën mund ta ndërtojnë mbi dhimbjen e të tjerëve. Antonela, e “forta” e përballjes televizive, na dha një mësim tjetër: nëse do t’ia dalësh të shfaqesh në ekran, pendimi nuk duhet të jetë i sinqertë, por thjesht i paketuar mirë. 

Pra, cili ishte ndikimi i gjithë kësaj? Pozitiv, sipas Antonelës. Dhe në një mënyrë të pashpjegueshme, ndoshta ka të drejtë. Në fund të fundit, ky është një rikthim i denjë për të na kujtuar se në televizion, çdo gjë mund të shitet - edhe “pendesa”.


Ky artikull është një qëndrim personal, shkruar nga  Juliana Zguro, redaktore kontribuese në Anabel Media.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Embrace your flaws… even if they involve rape?

Përqafo të metat e tua… edhe nëse përfshijnë

 


After a several-month break from the media, Antonela Berisha returned to the screen sensationally, in the show "Goca dhe Gra". But this time the invitation was different, not for any awareness campaign, any professional success or any personal achievement. Her comeback was wrapped up in "inspiration" tags, serving us a sporty collection in brown, black and cherry colors, titled "Embrace Your Flaws". An interesting message, but controversial especially when it comes from someone who is involved in a violence scandal.

The interview started with a warm welcome, applause and summary words from Einxel Shkira, who assessed her comeback as "a big break and finally a comeback".

Egla Ceno directed the conversation to the key point, finally the long-awaited question: "Is this collection related to the event you spent with your sister?" A question to which Antonela answered with a public apology, apologizing for the "serious event". But who did he apologize to? The victim? No. It was all a theatrical bow to the public, avoiding a direct address to Klea Prenga, the girl who was hit with a glass bottle by the Berisha sisters in a restaurant in Tirana. An apology for the eyes and cheeks, which was followed by empty words about the past and the power of "resurrection".

"How was that period for you? Did you learn any lessons?”

This was Rudina Dembacaj's philosophical question, which deserves its own time here. What is the lesson that can be learned from such a situation? That cameras are not allies when committing an act of violence? Or that the wrong place and the wrong time are not favorable circumstances to produce milk? Antonela closed this chapter by saying that "it happened in the wrong place, at the wrong time." It remains to be guessed: what would be the right place? An abandoned place? Right time? A day without any media presence?

"Do you feel like apologizing publicly?" 

This is the most absurd question, given that Antonela had just apologized (directed only to the public). But what else could she say but confirm it? "Yes, definitely," she said, summarizing what the audience had already heard. But no sign of empathy for the victim, only a focus on "her work to bring something positive to society".

To seal her moment of "reflection", Antonela referred to herself as a "public figure who is important in the impact she brings to people". And here you stop to reflect on the truth of this statement. What impact could a video of someone hitting another with a glass bottle have had? Did you think people were inspired? Or did this "impact" serve as a reminder that violence can be rehabilitated with a televised apology and a sports collection?

When asked about the messages she received after the event, Antonela tried to draw attention to "the great support she received from followers." She said that many women had written to her about similar situations, where they "found themselves" in her story. What part of history did they find themselves in? In personal conflicts that end in violence? Or maybe in the illusion that television penance forgives everything?


" Of course we do not support any form of violence."

But the irony was clear: Now a violence scandal turned into a platform for personal rehabilitation and fashion promotion. The violence got a TV platform, a major twist narrative and an opportunity to sell collectibles. Instead of creating a genuine message of repentance and awareness, the interview served as a guide for those who think they can build their fame on the pain of others. Antonela, the "strong" of the television showdown, taught us another lesson: if you are going to succeed in appearing on the screen, the repentance should not be sincere, but simply well packaged. 

So what was the impact of all this? Positive, according to Antonela. And in some inexplicable way, maybe he's right. Ultimately, this is a worthy comeback to remind us that on television, anything can be sold - even "regrets."


This article is a personal opinion, written by J. Zguro, contributing editor at Anabel Media.