Instagramming

Pas këtij momenti, Emma Roberts po bëhet (sërish) meme

Shkruar nga Anabel

16 Dhjetor 2024

Pas këtij momenti, Emma Roberts po bëhet (sërish) meme

Aktorja Emma Roberts, më shumë sesa për rolet e saj, së fundmi mund të njihet nga bota e online-it si vajza që siguron shumë materiale për të bërë njerëzit për të qeshur.

Ndonëse në herët e tjera Roberts i ka pritur me shumë sportivitet mënyrat që interneti zgjedh të argëtohet, së fundmi një intervistë e saj për “Dazed”, ku aktorja jep një buzëqeshje për kamerën pasi i përgjigjet pyetjes së gazetarit, sërish është bërë material për meme-t e pamëshirshme.

Ja disa prej tyre:

#1: Unë pasi them një shaka kronike nga interneti, por askush s'e kupton referencën dhe tani dukem si e çmendur

Pas këtij momenti, Emma Roberts po bëhet (sërish) meme

#2: Kur po flet me një djalë të ri dhe ai të thotë një shaka që përfshin një vajzë, por është shumë herët të dukesh si e çmendur, kështu që vetëm qesh me siklet

Pas këtij momenti, Emma Roberts po bëhet (sërish) meme

#3: Kur dikush të shpjegon diçka për të tretën herë dhe ti sërish s'e ke kuptuar prandaj thjesht qesh me mirësjellje

Pas këtij momenti, Emma Roberts po bëhet (sërish) meme

Artikuj të sugjeruar: