Celebrity

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt *.*

Shkruar nga Anabel

26 Dhjetor 2024

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt *.*

Pas disa javësh spekulime, lajmi tashmë është zyrtar: Neymar dhe partnerja e tij Bruna Biancardi janë në pritje të një fëmije së bashku.

Futbollisti i Al-Hilal dhe modelja braziliane së fundmi ndanë lajmin e gëzueshëm gjatë një feste, ku zbuluan edhe gjininë e bebit: është vajzë!

Spekulimet nisen pas fotove që dyshja publikuan për Krishtlindje, ku partnerja e futbollistit shfaqej me një bark të rrumbullakosur.

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt *.*

Më pas, Neymar e konfirmoi zyrtarisht lajmin me një postim në rrjetet sociale. Në postimin e tij, Neymar shprehu mirënjohje dhe emocione për fëmijën e tij të katër që pritet të vijë në jetë.

“Po jetojmë në një fazë kaq të ëmbël dhe nuk mund të mos ndajmë me ju se ai ka dëgjuar edhe një herë kërkesat tona dhe ka konfirmuar planet tona! Mirë se vjen, bijë. Të preësim të plotësosh edhe më shumë familjen tonë. Zoti na ruajt nga çdo e keqe. Amen!”, shkruan ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BRUNA BIANCARDI (@brunabiancardi)

Neymar dhe Bruna janë ndarë dhe rilidhur disa herë. Ata kanë qenë të fejuar dhe në vitin 2020 i dhanë fund fejesës, pas pretendimeve se ai nuk ishte treguar besnik ndaj modeles. Më pas, në ditëlindjen e Neymar, Bruna konfirmoi ribashkimin.

“Gëzuar ditëlindjen bukurosh. T’i thashë të gjitha sot”, shkroi ajo dhe i uroi atij një vit fantastik me bekime, festa, miq, arritje, synime dhe shëndet. "Uroj që Zoti ta mbrojë lidhjen tonë” dhe disa muaj më vonë, njoftuan se do të bëheshin prindër.

Më tej, nisën zërat se Ney e kishte tradhtuar partneren ndërsa ajo ishte në pritje të ëmbël. Sipas thashethemeve, futbollisti e tradhtoi me një influencuese nga São Paulo dhe ishte në kontakt të vazhdueshëm me të.

Përtej tradhtive, dyshja duket se kanë rigjetur rrugën drejt njëri-tjetrit dhe tanimë janë më të lumtur se kurrë.

Artikuj të sugjeruar: