Celebrity

North West i futet muzikës dhe gjejeni kush po e ndihmon *.*

Shkruar nga Anabel

22 Janar 2025

North West i futet muzikës dhe gjejeni kush po e ndihmon *.*

North West po i futet seriozisht muzikës dhe ka si bashkëpunëtor një ndër më të mirët në botë në këtë fushë. Padiskutim, bëhet fjalë për babanë e saj, Kanye West.

Ky i fundit është duke përgatitur albumin e tij të ri, të titulluar “Bully”, që vjen pas “Vultures 1”. Ai publikoi disa foto dhe video nga momentet e regjistrimit të albumit, ku nuk mungon dhe një e ftuar speciale. Vajza e tij, North, po punon paralelisht me të për të krijuar albumin e saj.

North, që vjen nga martesa e mëparshme e Kanye West me Kim Kardashian, ka shprehur dëshirën për të ndjekur gjurmët e babait në muzikë.

Madje, ajo ka marrë pjesë edhe në albumin e tij të mëparshëm dhe konkretisht në këngën “Talking/Once Again”, ku është prezantuar para publikut si “Miss Westy”.

Në postimet e bëra nga Kanye West në llogarinë personale në Instagram për të promovuar albumin e ri, ai njoftoi pjesëmarrjen e 12-vjeçares në të, ku theksoi se “është ajo që e bëri të dashurojë sërish muzikën”.

“Kjo vajzë e vogël më bëri të dua sërish muzikën. Ajo më kërkoi t'i bëja “beats” për të, kështu që unë u ktheva në studio për të bërë “beat” për albumin e saj dhe gjithashtu për Bully," shkroi ai një foto të North-it të ulur në studio.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ye (@ye)

Në një postim tjetër, Kanye tregon North që punon për albumin e saj, ndërsa një producent krijon muzikë në kompjuterin e tij. Në mbishkrimin që shoqëron videon shkruan: “Trajnim ”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ye (@ye)

North numëron miliona fansa në mbarë botën, kryesisht adoleshentë dhe kjo edhe për shkak të videove qesharake që vazhdimisht poston në rrjete sociale.

Bashkëpunimi vjen pasi Kanye u akuzua se nuk ishte prezent në jetën e fëmijëve të tij dhe se nuk i kishte parë fëmijët e tij për gati katër muaj. Kim Kardashian gjithashtu tha më herët se ndjehet sikur po i rrit katër fëmijët e tyre vetëm. Hera e fundit që ai u pa publikisht me disa nga fëmijët e tij, përpara se të ribashkoheshin në Japoni këtë muaj, ishte më 19 shtator.

North West i futet muzikës dhe gjejeni kush po e ndihmon *.*

Artikuj të sugjeruar: