Aktori Gent Bejko është përfshirë (virtualisht) në debatin e ashpër mes Gert Ferrës dhe Laert Vasilit në “Big Brother VIP”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai është shprehur se të gjitha akuzat e Gentit, ku përshihej një episod dhune, janë të vërteta, ndërsa nuk ka kursyer as ofendimet ndaj Laertit, të cilit iu referua si “pseudopatriot”.
“Ato që po i thotë Gert Ferra këtij Laertit janë të gjitha të vërteta. Edhe pse e kanë zbuar nga Greqia, edhe pse ka ngrënë dru edhe atë tentativën për heqje nga puna. Që ta dini ju çfarë rr*spie është ky pseudopatrioti. Edhe le të më kundërshtojë mua ky “byt*ka” që na kafshonte balerinët te ‘Dance With Me’, po të dojë. Kaq kisha,” shkroi Bejko.
Aktori mbylli komentet në postimin e bërë duke theksuar se nuk pranon asnjë replikë.
“Komentet po i bëj bllok se nuk dua as të ziheni e as të shaheni te muri im. Për më tepër, komente karshi meje mund të bëjnë ata/ato që më njohin, jo ata që kujtojnë se më njohin. Muri im, rregullat e mia. Ju faleminderit për mirëkuptimin,” shtoi ai.
Debati Gerti-Laerti
Ndonëse fillimisht dy kolegët vunë në dukje miqësinë e tyre nga jashtë, “paqja” nuk zgjati shumë. Dyshja nuk i kanë kursyer akuzat ndaj njëri-tjetrit, duke sjellë histori nga jashtë.
Fillimisht, Gerti ka pretenduar se Laerti është munduar ta hiqte nga puna, duke treguar dhe një konflikt fizik mes tyre përpara disa vitesh.
Disa media kanë aluduar se bëhet fjalë për një konflikt të ndodhur në vitin 2015, në një kafene në Tiranë. Laerti e kishte tepruar me alkoolin, sipas portaleve, ndaj po fyente vajzën që e shoqëronte, e cila pretendohet se isha e dashura e tij. Në një tavolinë pranë ndodhej edhe Gerti, po ashtu i shoqëruar.
Duke dëshmuar këtë situatë, ai ka ndërhyrë për të nxjerrë Laertin jashtë lokalit, por ky i fundit ka bërë rezistencë, ndaj dyshja janë përfshirë në një konflikt fizik.
Nga ana tjetër, Laerti pretendoi se ai e ka ndihmuar me para Gertin dhe nuk e priste që ai të risillte të tilla histori brenda shtëpisë së “BBVA”.
Artikuj të sugjeruar: