Celebrity

Ivanka Trump e veshur si Audrey Hepburn shkakton debat: Reagon i biri i aktores

Shkruar nga Anabel

23 Janar 2025

Ivanka Trump e veshur si Audrey Hepburn shkakton debat: Reagon i biri i aktores
Ivanka Trump u shfaq me bashkëshortin e saj Jared Kushner e veshur me një fustan nga “Hubert de Givenchy” i krijuar fillimisht për Audrey Hepburn në filmin “Sabrina” të vitit 1954. Fustani ishte thuajse identik, ndërsa Ivanka bëri vetëm disa ndryshime nga paraqitja origjinale e aktores legjendare, duke shtuar një palë doreza të gjata të zeza dhe një gjerdan diamanti.

Ivanka Trump e veshur si Audrey Hepburn shkakton debat: Reagon i biri i aktores

Por kjo zgjedhje e Ivankës shkaktoi një mori reagimesh pasi shumë njerëz e konsideruan si fyerje të kujtimit të aktores.

Nga ana tjetër, në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhej se Ivanka ishte "e privilegjuar" për të nderuar Hepburn, nga e cila ajo frymëzohet.

Por, edhe vetë Sean Hepburn Ferrer, djali i madh i të ndjerës Audrey Hepburn, komentoi zgjedhjen e Ivanka Trump për të rikrijuar një fustan ikonik të nënës së tij gjatë “Liberty Ball” që pasoi betimin e Donald Trump.

"Nuk është për t'u habitur që, duke u rritur në një familje që e njihte nënën tonë dhe ishte familjare me kujtimin e saj, Ivanka zgjodhi të frymëzohej prej saj," tha Sean.

Megjithatë, Sean la të kuptohet se botëkuptimi i nënës së tij do të përputhej më shumë me atë të Marianne Budde, një peshkope progresive që predikonte dashurinë për emigrantët dhe komunitetin LGBTI+ në detyrë sesa me ideologjinë e Trump.

Ivanka Trump e veshur si Audrey Hepburn shkakton debat: Reagon i biri i aktores

Artikuj të sugjeruar: