Një nga tendencat e para që bie në sy që nga fillimi i vitit 2025 janë “layers”/shtresat, të cilat ofrojnë volum të mahnitshëm për flokët. Termi vjen nga forma markeze, e cila është e ndërmjetme midis një diamanti dhe ovales.
Kjo prerje e veçantë krijon një kornizë rreth fytyrës, duke theksuar sytë, mollëzat dhe buzët.
Stili unik i shtresave markeze fillon me volum intensiv në pjesën e sipërme dhe zbutet ndërsa zbret drejt mjekrës dhe faqeve, duke ofruar gjatësi dhe volum natyral.
Ky stil i veçantë është ideal për ata që dëshirojnë të ruajnë gjatësinë e flokëve, por duke bërë një ndryshim në pamjen e tyre. Nëse flokët tuaj janë voluminoze, teknika e duhur e stilimit, siç është krehja e flokëve më tharëse, është thelbësore për të nxjerrë në pah këtë prerje.
Disa ide:
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram