Ky edicion i “Big Brother VIP” le të themi se është kthyer në një format familjar, pasi një pjesë e mirë e argumenteve apo debateve është përqendruar në përfshirjen e njerëzve që nuk janë pjesë e lojës.
Këtë herë, ishte Rozana, e cila gjatë një debati me Gertën përmendi motrën e kësaj të fundit, Olta Gixharin.
Ajo e pyeti Gertën lidhur me raportin që ka me të motrën, duke i kërkuar llogari se përse nuk flet me të, ndonëse e vërteta rreth këtij raporti i përket vetëm dy motrave.
Për të përforcuar këtë hipotezë, Rozana pretendoi se Olta i ka uruar asaj fitoren! Ajo më ka uruar fitoren e "Big Brother Vip Albania’" E kam me mesazh. "Ishalla fiton", më ka thënë. Pse ma tha mua këtë?”
Çfarë ka ndodhur mes motrave Gixhari?
Shpesh në media është aluduar se Gerta dhe Olta nuk kanë një marrëdhënie të mirë, pasi kohë më parë nuk e kishin follow njëra-tjetrën në Instagram (tashmë ndiqen).
Nëpër intervista, Gerta ka folur për marrëdhënien e saj me Oltën dhe ka treguar se vajzat kanë karaktere të ndryshme, ama edhe shumë pika të përbashkëta.
“Mund të them që kemi karaktere të ndryshme, por edhe shumë të përbashkëta. Unë mund t’i flas asaj për punën time, ajo mund të më flasë për punën e saj. Debatojmë shumë, por me të vërtetë nuk mbajmë asnjëherë mëri”, – është shprehur ajo.
Për sa i përket punës së Instagramit, nuk ndiqen sepse nuk "ndiqen njerëzit e shtëpisë". Siç ka thënë dhe Olta me nota humori, nuk do t'i bëjë kurrë follow Gertës, sepse rrinë bashkë në krevat dopio dhe s'kanë pse t'i bëjnë edhe like e komente njëra-tjetrës.
Komentet e debatit
Gerta qëndroi mjaft e qetë, duke zgjedhur të jepte aspak llogari (me të drejtë) Rozanës.
Qetësia e Gertës ka rënë mjaft në sy, sikundër aludimet e Rozanës dhe kjo vërehet në komente.
Si përfundim, Rozana vs Gerta: Kush fitoi?
Siç duket edhe në komentet e mëposhtme, në këtë debat ajo që ka humbur pikë është vetë Rozana. Ndjekësit nuk kanë rënë dakord me përmendjen e familjarëve, për aq kohë sa loja zhvillohet brenda shtëpisë. Cilado qoftë marrëdhënia mes motrave Gixhari, ajo nuk ndikon aspak në lojë. Qetësia e Gertës në këtë debat është vlerësuar më shumë se ironia e Rozanës për një marrëdhënie mbi të cilën dimë shumë pak.
Artikuj të sugjeruar: