Më herët gjatë ditës, është bërë viral një moment debati mes Rozanës dhe Gertës, banoreve të “Big Brother VIP Albania”. Në video shfaqet Rozana që i thotë Gertës, për të disatën herë, se motra e saj Olta Gixhari, nuk e mbështet atë, madje dhe fitoren ia ka uruar Rozanës për këtë edicion.
Olta Gixhari, e cila nuk ka komentuar publikisht asnjë moment të “BBVA4”, shpjegoi në llogarinë e saj të Instagramit se arsyeja e vetme për këtë gjë ishte angazhimi i saj në “BBVK3”:
“Të dashur miq! Unë punoj në një “Big Brother” tjetër dhe kam një kontratë për të respektuar.”
Akuzave të Rozanës se motrat nuk ruajnë raporte të mira me njëra-tjetrën, apo aludimeve në internet të së njëjtës natyrë, Olta vendosi t’u jepte fund duke shkruar:
“Unë Gertën e mbështes çdo ditë dhe kështu do të jetë deri në fund të jetës tonë. Motrën time e dua më shumë se ju dhe nuk duroj dot të ma ‘prekë’ njeri.”
Deklaratën Olta vendosi ta mbyllte duke kërkuar mirëkuptim dhe durim nga të gjithë njerëzit, duke na rikujtuar kështu dhe një herë se disa gjëra janë më thjeshta se sa duken dhe nuk duhet të dalim në përfundime pa pasur asnjë arsye të vlefshme!
Artikuj të sugjeruar:
- Duke i përmendur Oltën, Rozana tenton “t’i bëjë gropën” Gertës, por bie vetë brenda
- Takimi (romantik?!) mes Jozit dhe Loredanës: Njerëzit nuk i kursejnë komentet
- Part 1: Një kolazh me memet më virale të yjeve në “BBVA”
- Nëse menduat se e kishit prekur: Xumi paska dashur vetë që të kthehet në meme!
- Aktori përfshihet (virtualisht) në debatin mes Gertit dhe Laertit: