Funde të çara për dimër? Sipas Jennifer Lopez, patjetër që po, me kusht që të përfshihen çizmet e duhura.
Gjatë muajve të fundit, ne e kemi parë këngëtaren në këtë kombinim stili të thjeshtë, por të mrekullueshëm, duke e kombinuar atë me gjithçka, nga fundet me pala, deri tek printimet e kafshëve nga koka te këmbët. Por kombinimi i saj i fundit i kafeve të pasura dhe kremoze na bën të mendojmë se si ta rikrijojmë këtë veshje menjëherë.

Veshja e Lopez-it, e cila përfshin çizme Saint Laurent deri tek gjuri, përmban një fund maxi ngjyrë deveje me një pjesë të sipërme të ndërthurur me rripa dhe xhaketë sportive me kuadrate.
Na pëlqen që pamja të jetë e përshtatshme për temperatura më të ftohta pa u dukur se je veshur shumë trashë apo e mërzitshme vetëm me të zeza. Mënyra e J.Lo-së është një mënyrë e zgjuar për të treguar shkathtësinë e veshjeve me baza ngjyrë kafe si një ngjyrë neutrale pa sezon dhe pjesë e një gardërobe që mund kombinohet lehtësisht.
Oh, dhe e çara për të treguar çizmet? Kjo është një domosdoshmëri. Jo vetëm që duket intriguese, por gjithashtu i bën fundet e gjata shumë më të lehta për të ecur.
Provojeni këtë kombinim me një pallto më të gjatë për një atmosferë më dimërore, ose kombinoni me një xhaketë të prerë në stilin moto për të tërhequr edhe më shumë vëmendjen tek ato këmbë të gjata. Sido që të jetë, ju keni vulën e miratimit të J.Lo.
Burimi: Who What Wear
Artikuj të sugjeruar:
- Kjo veshje e Sydney-t është perfeksion, por zgjedhja e xhinseve mbetet për vajza të guximshme
- Kylie e di shumë mirë që duket yll me këtë kombinim rrobash dhe po sigurohet që ta kuptoni edhe ju
- Çizmet që veshën Hailey Bieber dhe Kendall Jenner këtë javë do doni t’i blini me sekonda!
- Jennifer Lawrence sapo veshi pantallonat që do zgjidhnim të gjitha në vend të streçeve të ngushta
- 6 veshje të Hailey Bieber që do doni t’i rikrijoni me patjetër këtë vit