Parfume

Jemi të bindur se do gjeni të preferuarin tuaj: Këto janë parfumet më të njohura të viteve të fundit

Shkruar nga Anabel

25 Janar 2025

Jemi të bindur se do gjeni të preferuarin tuaj: Këto janë

Arome të preferuara nga kushdo, klasike dhe shumë të këndshme, të tillë parfume besojmë se ia vlen të provohen.

Jemi të bindur se do gjeni të preferuarin tuaj: Këto janë

Jimmy Choo, Fever

Një aromë sensuale që hipnotizon me një lojë kontrastesh, ndërsa luhatet mes freskisë së luleve dhe ëmbëlsisë.

Guçi, Bloom

Një version më i lehtë i EDP, me “prekjen” e jaseminit dhe ‘rangoon creeper’, një lule unike duke krijuar aromën që të çon drejt një kopshti imagjinar.

Dior, Miss Dior

Një aromë magjepsëse. Me bazë nga trëndafili i ‘Grasse’, është një nga parfumet më të famshme – dhe jo pa arsye.

Prada, Infusion d’Iris

Ndryshe nga versioni i tij në vitin 2007, mbetet gjithsesi i dashur. Neroli, druri i sandalit dhe iris kombinohen në një esencë që ka një aromë tejet të pastër.

Cacharel, Yes I Am Glorious

Një valë energjie optimiste që jep fuqi dhe shkëlqim me çdo sprucim, falë kombinimit të përbërësve të tij florale dhe orientale.

Maison Francis Kurkdjian, Baçarat Rouge 540

Një nga parfumet më të suksesshëm, një esencë e shkëlqyer nga jasemini, shafrani, druri i kedrit dhe ambergris (ambar gri).

Roger & Gallet, Feuille De Thé

Është parfumi i mirëqenies dhe relaksimit. Ka ‘nota’ nga çaji i zi, limoni i Kalabrisë dhe druri i sandalit.

Korres, Anafi

Përshkrimi i markës për këtë esencë është i mjaftueshëm: “Aroma e agrumeve e  ëmbëlsuar nga dielli i Egjeut.”

Jemi të bindur se do gjeni të preferuarin tuaj: Këto janë

Armani, Si

Elegante, e ngrohtë, e fortë dhe njëkohësisht e ndjeshme. Kombinon tre akorde: nektarinë frangokope, chypre moderne dhe nota të lehta druri.

YSL Beauty, Libre

Krijoi mjaft përdorues besnik sapo doli në treg falë kombinimit unik të aromave nga lulet e portokallit, çaj dhe vanilje.

Chanel, Coco Mademoiselle L’Eau Privée

Ruajti magjepsjen e pamohueshme të parfumit klasik të njëjtë, por e shpreh atë me nota më delikate. Një zgjedhje elegante për çdo rast.

Lancôme, Idôle Eau de Parfum Nectar

Versioni i ri i parfumi tonë të preferuar ka nota karamel dhe trëndafili.

Jemi të bindur se do gjeni të preferuarin tuaj: Këto janë

Carolina Herrera, Confidential Neroli Boheme

Një parfum që i pastër dhe i mbushur me gjelbërim, ku eleganca dhe stili relaksues harmonizohen pa mundim.

Narciso Rodriguez, Musc Noir Rose For Her

Nota të bergamotit kombinohen me tuberozë për të krijuar një aromë të jashtëzakonshme. Reflekton notat e ëmbla të vaniljes.

Mugler, Angel

Një klasik i dashur me pafund adhurues në botë. Notat e bergamotit, pralina, patchouli dhe vanilja janë në dozë të tepërt, por njëkohësisht në ekuilibër të përsosur.

Issey Miyake, Eau & Magnolia L’Eau d’Issey

Ky parfum përshkruhet nga pastërtia e nerolit dhe freskia e bergamotit. Esenca e tij kombinon magnoliën, trëndafilin dhe një sfond të ngrohtë nga druri i sandalit. I freskët, i ngrohtë dhe i veçantë.

Byredo, Bal D’Afrique

I ngrohtë dhe romantik, një përzierje e avangardës pariziane dhe kulturës afrikane. Mban miskmin e nerolit, kalendulës dhe druri i kedrit maroken.

Moncler, Moncler Pour Femme

Kombinimi aromatik i bergamotit, pluhurit, jaseminit dhe drurit të sandalit. Nga ne merr një ‘po’.

Nuxe, Sun Delicious Fragrant Water

Mban brenda tij verën dhe është lidhur ngushtë me kujtimet më të gëzuara dhe paqësore. Ka nota nga portokalli, kokosi tropikal, lulet tiare, vanilje.

Burimi: Marie Claire