Style Tips

Sofia Vergara na bindi të blejmë këtë veshje aq të rehatshme dhe stil

Shkruar nga Anabel

27 Janar 2025

Sofia Vergara na bindi të blejmë këtë veshje aq të

Sofia Vergara gjithmonë na mahnit në tapetin e kuq, por ne jemi edhe më të fiksuar pas stilit të saj në përditshmëri që është shumë i lehtë për t'u rikrijuar.

Javën e kaluar, aktorja 52-vjeçare u shfaq në Aeroportin Ndërkombëtar “John F. Kennedy” në Nju Jork, e veshur me veshjen ideale të udhëtimit: një set sportiv i përshtatshëm. Ajo nuk është e vetmja nga personazhet e famshëm që zgjodhi të vishet me veshje mjaft komode kohët e fundit –Rihanna sapo kishte veshur diçka të ngjashme në Nju Jork dhe Martha Steëart së fundmi ndau një foto në Instagram e veshur me një set elegant të thurur, i cili është mjaft në trend. 

Kompleti përfshin një xhup të kuq të thjesht, si dhe një set sportiv. Seti përfshin një palë tuta të gjera dhe një triko që duket mjaft e rehatshme. Po ashtu, veshja duket mjaft stil, ndaj është idealja për përditshmëri dhe për më tepër në udhëtimet me avion.

Sofia Vergara na bindi të blejmë këtë veshje aq të

Materiali i butë dhe elastik është i shkëlqyeshëm për ditët kur kemi shumë aktivitete që na marrin energji.

Madje, një set të tillë sportiv mund ta gjeni që nga markat e njohura dhe deri tek dyqanet online me çmime mjaft të lira, duke bërë që të jenë të përballueshme nga të gjithë.

Burimi: People

Artikuj të sugjeruar: