Beauty

Sezoni Pranverë/Verë 2025 risjell tendenca që do ju bëjnë nostalgjikë

Shkruar nga Anabel

28 Janar 2025

Sezoni Pranverë/Verë 2025 risjell tendenca që do ju

Cilat do të jenë modelet e flokëve apo tendencat e grimit gjatë vitit 2025? Cilat ngjyra do të zgjedhim për make-up? Përgjigjien duket se e dhanë të gjitha Shtëpitë e Modës përmes shfaqjeve të tyre për sezonin Pranverë/Verë 2025 dhe ne i kemi mbledhur në këtë artikull për t'ju frymëzuar.

Blu e hapur

Toni në nuancat e blusë po rikthehet, duke arritur të lërë pas çdo paragjykim që e ka shoqëruar prej vitesh. Kjo ngjyrë aq e bukur përshtatet perfekt me xhinset e pranverës dhe T-shirtat e bardha.

Sezoni Pranverë/Verë 2025 risjell tendenca që do ju

Grim ‘rock’

Një nga grimet më ‘rock’, lapsi i zi në sy rikthehet në modë. Shumë prej jush e mbajnë mend këtë tendencë që pa kuptuar doli nga moda, por le të themi se nuk keni harruar se si ta aplikoni lapsin e zi kudo në sy, duke krijuar një pamje ‘rock’.

Sezoni Pranverë/Verë 2025 risjell tendenca që do ju

Si një perëndim dielli

Ndoshta tendenca më e freskët e sezonit. Nuancat portokalli zbukurojnë kapakët e syve dhe i japin fytyrës ngrohtësinë e diellit të verës.

Sezoni Pranverë/Verë 2025 risjell tendenca që do ju

Nuancat e trëndafilit në buzë

Nuancat e trëndafilit në buzë kanë diçka të natyrshme romantike dhe njëkohësisht të ftohtë. Ato përshtaten pothuajse me të gjitha lëkurat.

Sezoni Pranverë/Verë 2025 risjell tendenca që do ju

Baluket mikro

Baluket shumë të shkurtra, të njohura si "baby bangs" janë rikthyer pas disa vitesh. Ato kërkojnë guxim, por menjëherë krijojnë një stil unik në çdo gjatësi të flokëve.

Sezoni Pranverë/Verë 2025 risjell tendenca që do ju

Flokët e kapura në mënyrë (shumë) të rregullt

Flokë të lëmuar, me shkëlqim dhe të mbledhur bishtë. Ofrojnë një pamje shumë elegante, qoftë kur kemi ndarje (në mes ose në anë) apo jo.

Sezoni Pranverë/Verë 2025 risjell tendenca që do ju

Prerje e shkurtër

Një prerje flokësh që atyre që i përshtatet mund ta mbajnë përgjithmonë. Për këtë sezon, veçohet prerja e shkurtër që arrin deri në mjekër.

Sezoni Pranverë/Verë 2025 risjell tendenca që do ju

Foto: Launchmetrics Spotlight

Burimi: Marie Claire