I fejuari i Lady Gaga, Michael Polanski, ka folur për marrëdhënien e tyre dhe sfidat e të qenit me një grua kaq të famshme. Në një intervistë për “Elle”, sipërmarrësi 41-vjeçar tha se pjesa më e vështirë që i është dashur të menaxhojë është vëmendja e vazhdueshme.
"Pjesa më e vështirë ishte të pranoja se nuk do të kisha privatësinë që mund të kishin njerëzit e tjerë," tha ai. Në të njëjtën kohë, ai shtoi: "Por durimi i Stefanit (Lady Gaga) në këtë situatë ishte i mahnitshëm".
Michael Polanski e përshkroi marrëdhënien e tyre si "e ngjashme me shumicën e çifteve”. Ai vuri në dukje se ata e gjejnë "normalitetin" përmes miqësive të ngushta, marrëdhënieve familjare dhe vizitave nga të dashurit në shtëpinë e tyre në Malibu.
Nga ana e saj, Lady Gaga zbuloi:
“Ne bëjmë makarona bashkë, gatuajmë gjëra të ndryshme. Ne gjithashtu na pëlqen të gatuajmë pjata të thjeshta së bashku me nënën e Michael, e cila jeton pranë nesh."
Këngëtarja shtoi se miqësia me nënën e të fejuarit është ndërtuar përmes eksperiencave dhe bisedave të përbashkëta.
“Ne flasim për mënyrën se si jemi rritur, për sfidat e grave në vendin e punës, se si ka qenë përvoja e saj dhe si është e imja, duke krahasuar brezat e ndryshëm”, tha ajo.
Lady Gaga në të njëjtën intervistë, ndau dëshirën e saj për të pasur një familje me të dashurin e saj në të ardhmen.
“Familja është si rrënjët e një peme. Herë ngatërrohen, herë mbushen me ujë dhe herë kanë etje”, tha ajo. “Familja është ajo që të formëson, por përcakton edhe nevojën tënde për ndryshim”.
Çifti u takua në një event bamirësie në vitin 2019 dhe u fejuan në vitin 2024. Vlen të përmendet se këngëtarja ishte fejuar më parë me yllin e Chicago Fire, Taylor Kinney nga viti 2015 deri në vitin 2016 dhe me menaxherin artistik të talenteve, Christian Carino nga viti 2017 deri në vitin 2019.
Artikuj të sugjeruar:
- Shtatë yje të Hollywood që kërkuan rol në filmin “Wicked” (dhe u refuzuan)
- Lady Gaga nuk ka fare mendim të mirë për rolin e saj në “Joker: Folie à Deux”
- Lady Gaga mendoi se propozimi i partnerit të saj ishte një shaka, por pse?
- Lady Gaga flet për zërat se në fakt, është burrë
- Lady Gaga thotë se është shëruar nga fibromialgjia: Ç’duhet të dimë për këtë çrregullim