Respekti është thelbësor për marrëdhëniet ndërpersonale pasi përmirëson vetëvlerësimin dhe lehtëson mirëkuptimin. Respekti nga njerëzit e tjerë konfirmon vlerën e dikujt dhe rrit pikëpamjet e mira për veten.
Këtu janë 15 fraza që mund t'i bëjnë njerëzit të njohin limitet e tua, t’i marrin ato parasysh dhe të të japin respektin që meriton:
“Më fal.”
Një falje mund të mos jetë gjëja e parë që të vjen në mendje kur do të fitosh respekt nga të tjerët. Por, marrja e përgjegjësisë është një mënyrë e shkëlqyer për të fituar respekt nga të tjerët.
“Më lejo të përfundoj atë që po thoja.”
Kur ke të bësh me dikë që të ndërpret shpesh, ose flet sipër teje, një deklaratë e prerë mund t'i ndihmojë ata të respektojnë faktin që je ti personi që ke situatën në dorë.
“Nuk jam rehat me këtë temë apo veprim.”
Duke thënë qartë se diçka të shqetëson, i jep të ditur personit tjetër që nuk je dakord me veprimet e tij/saj. Gjithashtu, kështu zotëron ndjenjat e tua dhe në rast parehatie je i/e patrembur për t’i shprehur ato.
“Faleminderit që ndave këndvështrimin tënd. Tani më lejo mua të ndaj timin.”
Kjo i jep personit tjetër rëndësinë e duhur ndërsa ti bën vend edhe për pikëpamjen tënde në një çështje të caktuar. Ajo demonstron inteligjencën tënde emocionale dhe krijon një ton bashkëpunues.
“Më duhet pak kohë për të menduar për këtë vendim.”
Kjo deklaratë të jep hapësirë ??për të marrë frymë para se të vendosësh, ndërkohë që u tregon të tjerëve se duhet të respektojnë procesin tënd të të menduarit dhe të mos të të nxitojnë. T’i japësh vetes pak kohë për të vlerësuar faktet e një situate u tregon njerëzve se nuk po i merr gjërat lehtë dhe dëshiron të marrësh vendime të pjekura.
“Kjo shkel kufijtë e mi.”
Kur të tjerët të keqtrajtojnë, vendosjani në dukje. Bëje këtë gjë duke përshkruar faktikisht atë që ata bënë gabim: “Po e ngre zërin. Kjo nuk funksionon për mua.”
“Kjo është ajo që unë pres nga ti.”
Kjo frazë sjell qartësi, fokus dhe mirëkuptim të ndërsjellë. Pritshmëritë e qarta ngjallin besim te të dyja palët dhe i lejojnë personit tjetër të respektojë dëshirat dhe nevojat e tua.
“Nuk do të marr pjesë në këtë gjë”.
Përkushtimi i tepërt u jep të tjerëve kontrollin e kohës tënde. Aftësia për të shprehur qartë se nuk ke kohë për një aktivitet të caktuar, u lejon të tjerëve të respektojnë kufizimet e tua kohore.
“Mund të ma shpjegosh arsyetimin tënd?”
Kjo frazë fton dialogun duke përcaktuar në mënyrë delikate autoritetin tënd për të vlerësuar mendimin e të tjerëve. Ajo tregon respect, teksa ruan dhe pozicionin tënd të udhëheqjes së situatës.
“E vlerësoj mirëkuptimin tënd.”
Një vlerësim i tillë i mirëkuptimit të personit tjetër fiton besim, i mundëson atij/asaj të vazhdojë të dëshirojë bashkëpunimin dhe krijon një mjedis më të këndshëm dhe tolerant.
“Do të të njoftoj nëse kam nevojë për ndihmën tënde.”
Një person mund të ofrojë të të ndihmojë ose madje të marrë përsipër një detyrë që po përpiqesh të përfundosh. Kjo frazë e thjeshtë e bën atë të kuptojë se ti mund ta përballosh punën që ke në dorë vetë dhe të të japë hapësirën për ta bërë këtë gjë.
“Le të përqendrohemi në gjërat që janë në kontrollin tonë.”
Kjo tregon lidership pragmatik dhe pjekuri emocionale. Ti e ridrejton energjinë drejt zgjidhjeve produktive dhe jo ankesave në këtë mënyrë.
“Ishte faji im.”
Pranimi i gabimeve të tua tregon pjekuri dhe integritet. Ai gjithashtu tregon lidership dhe njerëzit do të respektojnë aftësinë tënde për të adresuar veprimet e tua në vend që të përpiqesh t'ia hedhësh fajin dikujt tjetër.
“Mos e ul vlerën e kësaj që po them.”
Të qeshurit e personave të tjerë me mendimet që ti po shpreh është një mënyrë e tyre për t'i hedhur poshtë ato. Në vend që të tërhiqesh dhe të veprosh sikur ajo që ke për të thënë nuk është e rëndësishme, kundërshto të qeshurën me një deklaratë të fortë për të ndihmuar në vërtetimin e bindjeve të tua.
“Jo.”
"Jo" del dhe tepron si përgjigje. Ti nuk ke nevojë ta shpjegosh veten ose t'u përgjigjsh pyetjeve të cilave nuk ndihesh rehat për t'iu përgjigjur. Jo do të thotë jo. Dhe të tjerët duhet ta respektojnë këtë.
Burimi: Very Well Mind
Artikuj të sugjeruar:
- Këto 5 shenja janë mjaftueshëm për të kuptuar nëse ke gjetur dashurinë e vërtetë
- Faza e bisedës në marrëdhënie nuk është *aq* e keqe sa mendon? Ja pse!
- “Pse je ende beqare?”:10 përgjigje të zgjuara për këtë pyetje (të pavend)
- Boll i përsëritët këto tre fjalë tërë kohës! Ato po shkatërrojnë lidhjen tuaj
- 6 gjëra të lezetshme që mund t’i thuash të dashurës tënde për ta bërë ditën e saj më të bukur
- E dije se fakti që nuk po gjen dashuri mund të nënkuptojë se je një “beqar/e kronik/e”?