Showbiz dhe TV

G Bani shprehet se *adhuron* këtë banore dhe nuk është Valbona

Shkruar nga Anabel

30 Janar 2025

G Bani shprehet se *adhuron* këtë banore dhe nuk është

Të dashur lexues: merrni kokoshka! E dimë se e kemi përdorur edhe herë të tjera këtë frazë, por le të themi se ky edicion i “BBVA” është mjaft interesant. Nuk kemi ndonjë ide si lindin dhe zhvillohen ndjenjat nën efektet e izolimit, por për disa banorë ky proces aq i shenjtë duket se përfundon pa nisur ende.

Për të dalë në temë: G Bani sapo hoqi dorë nga Valbona. “Tentakulat” e tij tanimë janë shtrirë drejt Danjës, e cila e ka “bërtitur” shumë herë se ka dikë jashtë. Teksa ka jetuar këtë dashuri të ndaluar në heshtje, u desh një bisedë e sinqertë me Rozanën që G Bani të shprehte hapur pëlqimin. Thënë kjo me fjalë të përzgjedhura, sepse fjalët e tij ishin: “Më fik fare”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Vlen të theksohet se Valbona ka akuzuar shpesh herë Danjën për afrimitet me Laertin dhe ky zhvillim i fundit do të sjellë një katërkëndësh, si dhe do të thellojë armiqësinë ‘fiktive’ nga ana e Valbonës. Mbase ky parashikim mund të jetë bërë dhe nga vetë G Bani për të “kapur spektaklin”, por kurrë si dihet.

Megjithatë, gjithçka dimë të themi me siguri është se Danjës do i duhet të “bërtasë” dhe njëherë se është e lidhur.

Artikuj të sugjeruar: