Sipas hulumtimeve të fundit, profesionet e kujdesit shëndetësor konsiderohen si fusha më e dëshirueshme për ata që kërkojnë një partner/e – duke kombinuar inteligjencën dhe humanizmin.
Sondazhi i 1000 meshkujve beqarë dhe 1000 femrave beqare synonte të zbulonte se cilat karriera konsiderohen tërheqëse për partnerët dhe cilat janë më të përshtatshmet për të krijuar një lidhje dashurie.
Të dyja palët, burrat dhe gratë ranë dakord se punonjësit në kujdesin shëndetësor janë partnerët më të mirë (29%) dhe, kur ndahen sipas profesioneve specifike, 26% e të anketuarve thanë se mjekët janë më tërheqës, ndërsa infermierët renditen në vendin e tretë (22% ).
Ndërsa karriera në arsim u rendit e dyta më tërheqëse në përgjithësi (23%), meshkujt kishin më shumë gjasa të dëshironin një mësuese si partnere, teksa femrat donim më pak mësues meshkuj (28% kundrejt 19%).
Nga ana tjetër, 18% e femrave kërkojnë një partner me punë në financë, por kjo kategori është nën biznesmenët dhe në të njëjtin nivel me gratë që kërkojnë një artist (18%).
Juristët (24%), shkencëtarët (16%), farmacistët (15%) dhe profesionistët në fushën e teknologjisë (14%), renditen gjithashtu ndër punët kryesore që konsiderohen më tërheqëse nga të dyja gjinitë.
Ky fokus në karrierë nuk ka të bëjë vetëm me paratë:
Të anketuarit duan që partnerët e tyre të mundshëm të jenë të pasionuar për atë që bëjnë (40%) dhe të kenë prioritet ekuilibrin punë-jetë (34%).
Të anketuarit kërkojnë gjithashtu partnerë që kuptojnë se ka gjithmonë më shumë për të mësuar dhe mënyra për t'u përmirësuar (28%), kanë aftësinë për të punuar mirë me të tjerët dhe për të ndërtuar marrëdhënie me kolegët (25%) dhe duan të lënë një ndikim pozitiv në shoqëri (21%).
Nga ana tjetër, puna shumë jashtë orarit (29%) dhe ndryshimi i shpeshtë i punës (25%) janë disa nga "flamujt e kuq" kryesorë për një marrëdhënie.
Artikuj të sugjeruar: