Relationships

Ky është profesioni më tërheqës për vitin 2025, sipas hulumtimeve

Ky është profesioni më tërheqës për vitin 2025,

Sipas hulumtimeve të fundit, profesionet e kujdesit shëndetësor konsiderohen si fusha më e dëshirueshme për ata që kërkojnë një partner/e – duke kombinuar inteligjencën dhe humanizmin.

Sondazhi i 1000 meshkujve beqarë dhe 1000 femrave beqare synonte të zbulonte se cilat karriera konsiderohen tërheqëse për partnerët dhe cilat janë më të përshtatshmet për të krijuar një lidhje dashurie.

Të dyja palët,  burrat dhe gratë ranë dakord se punonjësit në kujdesin shëndetësor janë partnerët më të mirë (29%) dhe, kur ndahen sipas profesioneve specifike, 26% e të anketuarve thanë se mjekët janë më tërheqës, ndërsa infermierët renditen në vendin e tretë (22% ).

Ndërsa karriera në arsim u rendit e dyta më tërheqëse në përgjithësi (23%), meshkujt kishin më shumë gjasa të dëshironin një mësuese si partnere, teksa femrat donim më pak mësues meshkuj (28% kundrejt 19%).

Nga ana tjetër, 18% e femrave kërkojnë një partner me punë në financë, por kjo kategori është nën biznesmenët dhe në të njëjtin nivel me gratë që kërkojnë një artist (18%).

Juristët (24%), shkencëtarët (16%), farmacistët (15%) dhe profesionistët në fushën e teknologjisë (14%), renditen gjithashtu ndër punët kryesore që konsiderohen më tërheqëse nga të dyja gjinitë.

Ky fokus në karrierë nuk ka të bëjë vetëm me paratë:

Të anketuarit duan që partnerët e tyre të mundshëm të jenë të pasionuar për atë që bëjnë (40%) dhe të kenë prioritet ekuilibrin punë-jetë (34%).

Të anketuarit kërkojnë gjithashtu partnerë që kuptojnë se ka gjithmonë më shumë për të mësuar dhe mënyra për t'u përmirësuar (28%), kanë aftësinë për të punuar mirë me të tjerët dhe për të ndërtuar marrëdhënie me kolegët (25%) dhe duan të lënë një ndikim pozitiv në shoqëri (21%).

Nga ana tjetër,  puna shumë jashtë orarit (29%) dhe ndryshimi i shpeshtë i punës (25%) janë disa nga "flamujt e kuq" kryesorë për një marrëdhënie.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150

Jeni team “mblidhni fëmijët” apo “jemi në ambient publik s’më intereson”?

“Hë, se kostum kam veshur! Asgjë wow!” @harpersbazaarus

A) Kushëria që “të ka si motër” B) Shoqja e ngathët C) Kunata D) Komentojeni vetë

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

😍

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

This is the most attractive profession for 2025, according to research

Ky është profesioni më tërheqës për vitin 2025,

According to recent research , healthcare professions are considered the most desirable field for those looking for a partner – combining intelligence and humanity.

The survey of 1,000 single men and 1,000 single women aimed to find out which careers are considered attractive to partners and which are most suitable for creating a love relationship.

Both men and women agreed that healthcare workers are the best partners (29%) and, when broken down by specific profession, 26% of respondents said doctors are the most attractive, while nurses ranked third (22%).

While a career in education ranked second most attractive overall (23%), men were more likely to want a female teacher as a partner, while women were less likely to want male teachers (28% vs. 19%).

On the other hand, 18% of women are looking for a partner with a job in finance, but this category is below businessmen and on the same level as women looking for an artist (18%).

Lawyers (24%), scientists (16%), pharmacists (15%), and technology professionals (14%) also rank among the top jobs considered most attractive by both genders.

This career focus isn't just about money:

Respondents want their potential partners to be passionate about what they do (40%) and prioritize work-life balance (34%).

Respondents also look for partners who understand that there is always more to learn and ways to improve (28%), have the ability to work well with others and build relationships with colleagues (25%), and want to leave a positive impact on society (21%).

On the other hand, working too many overtime hours (29%) and changing jobs frequently (25%) are some of the main "red flags" for a relationship.

Suggested articles: