Fashion & Beauty

Mund ta realizojë kushdo: Truku për një grim të lehtë dhe të shpejtë të syve bëhet viral

Mund ta realizojë kushdo: Truku për një grim të lehtë

TikTok sigurohet të na i bëjë gjërat më të thjeshta, ndaj nëse keni gjetur një mënyrë alternative për të bërë diçka më me lehtësi, jemi të bindur se mund ta keni mësuar në këtë aplikacion.

Një nga truket më të fundit të bukurisë vjen nga Australia dhe na sfidon të ndërrojmë paletën dhe tonin tonë të preferuar me një laps buzësh për një rezultat po aq mbresëlënës, por më i lehtë në aplikim.

Sabrina Walsh demonstroi këtë teknikë të re në përgjigje të kërkesës së një ndjekësi për aplikim me një teknikë më të lehtë tonit tek njerëzit me sy kafe të thellë.

Procesi është ky: Së pari, ajo vendos lapsin e syve në qëpallë dhe më pas e shpërndan/sfumon atë me një furçë të vogël. Më tej, ajo e kompleton look-un duke aplikuar bronzer në nuancë të errët me një furçë për sy në qepallën e sipërme. Rezultati është magjik!

Kjo teknikë mund të përshtatet edhe me lëkurën e errët me përdorimin e produkteve dhe nuancave të përshtatshme.

Ajo pranoi se teknika ishte rezultat i shumë provave dhe gabimeve, pasi mendimi i saj fillestar ishte të përdorte buzëkuqin në vend të tonit, i cili dështoi për shkak të natyrës vajore të produktit dhe vështirësisë së tij për t'u pigmentuar në qepallë.

Kështu, ajo vendosi të provojë lapsin dhe më pas të ndajë zbulimin e saj me adhuruesit e bukurisë dhe grimit.

Ju gjithashtu mund të provoni të njëjtën teknikë duke përdorur ton kremoz për një efekt të ngjashëm, i cili megjithatë mund të zgjasë më pak.

@sabrinawalshmakeupartist Reply to @agrayleo 💛 One of many beautiful options for brown eyes! #liplinerhack #makeuphacks #eyeshadowtutorial ♬ original sound - Sabrina

Burimi: Marie Claire

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb