Flokët

Keni flokë të thatë? Ky është gabimi më i zakonshëm që bëjmë kur lahemi

Shkruar nga Anabel

4 Shkurt 2025

Keni flokë të thatë? Ky është gabimi më i

Shumica prej nesh ndjekin këtë procedurë kur lajnë flokët: thjesht aplikojmë shampo, i fërkojmë flokët për disa sekonda dhe i shpëlajmë, duke besuar se kjo është mënyra më e mirë për t'i pastruar. Megjithatë, kjo metodë mund të mos jetë aq efektive sa mendojmë dhe mund të ketë efekte negative në shëndetin e flokëve.

Keni flokë të thatë? Ky është gabimi më i

Gabimi më i zakonshëm që bëjmë është të aplikojmë shampon në të gjithë gjatësinë e flokëve, duke filluar nga rrënja deri te majat, pa marrë parasysh natyrën e pjesëve të ndryshme të flokëve. Sipas ekspertëve, kujdesi i duhur i flokëve fillon nga skalpi dhe jo nga majat.

Arsyeja për këtë është e thjeshtë: skalpi është vendi ku akumulohet sebumi. Kur pastrojmë në mënyrë efektive rrënjët, lëkura e kokës mbetet e shëndetshme, ndërsa flokët mbeten të freskët dhe më pak të yndyrshëm. Përkundrazi, gjatësia dhe majat e flokëve, të cilat shpesh janë më të thata, nuk kanë nevojë për produkt shtesë, pasi shampoja që shpëlahet nga skalpi i kokës largon natyrshëm papastërtitë dhe yndyrën e tepërt nga pjesa tjetër e flokëve.

Procedura e duhur për një rezultat të shëndetshëm është të aplikoni shampon vetëm në skalpin e kokës/rrënjë dhe ta lini të ‘rrjedhë’ përgjatë flokëve gjatë shpëlarjes. Majat e flokëve, të cilat janë më të ndjeshme dhe të thata, nuk kanë nevojë për shampo shtesë, pasi ato mund të bëhen më të thata nëse aplikohet produk i tepërt.

Prandaj, sekreti numër 1 për flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim nuk është thjesht larja e shpeshtë me shampo gjatë gjithë gjatësisë, por fokusimi në skalpin e kokës.

Burimi: Marie Claire

Artikuj të sugjeruar: