Showbiz dhe TV

Jozi përjashtohet nga “Big Brother VIP Albania”

Shkruar nga Anabel

5 Shkurt 2025

Jozi përjashtohet nga “Big Brother VIP Albania”

Jozefin Marku është përjashtuar përfundimisht nga “Big Brother VIP Albania”. Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e këtij formati.

Vendimi vjen pas një episodi të rëndë të regjistruar pas spektaklit të mbrëmshëm. Teksa vijonte diskutimi për dasmën dhe sjelljen e Gjestit gjatë saj, Jozi iu drejtua këngëtarit me një gjuhë fyese dhe denigruese.

“Veç një kopil shkine nuk kërkon falje në një dasmë”, tha Jozi. Ai vazhdoi më tej, duke i thënë: “Nëse ti deri nesër në darkë nuk kërkon falje, tregon vetëm që je një kopil shkine, vetëm një që nuk ka gjak shqiptari nuk kërkon falje”.

Këto fjalë ngjallën reagim të fortë brenda shtëpisë dhe jashtë saj, teksa në postimin e publikuar në Instagram, komentuesit bien dakord me vendimin e marrë nga produksionit.