E ke gjetur ndonjëherë veten duke lyer buzët vazhdimisht me zbutës, duke menduar nëse po i ndihmon vërtet apo thjesht po i bën më të varura ndaj tij? A është e mundur që sa më shumë zbutës të përdorësh, aq më shumë të të duhet?
Sipas dermatologes Rosalind Simpson nga “University of Nottingham”, zbutësi i buzëve nuk krijon varësi, por ka disa arsye pse mund të duket kështu.
Pse duket sikur zbutësi nuk po ndihmon?
• Ti lëpin buzët pa e kuptuar!
Disa njerëz kanë zakonin t’i lëpijnë buzët shpesh dhe kjo i bën ato të thahen më shumë. Aroma dhe shija e zbutësit mund ta inkurajojë këtë zakon, por pështyma ka efekte irrituese dhe thanëse, duke krijuar një cikël të pafund.
• Mot i thatë, buzë të thata!
Ndryshimet e temperaturës dhe lagështia ndikojnë shumë te buzët. Dimri, ajri i ftohtë jashtë dhe ngrohja brenda mund t’i thajnë më shumë, duke krijuar nevojën për më shumë zbutës.
• Mund të kesh një alergji të fshehur ndaj zbutësit!
Disa përbërës të zbutësve, mund të shkaktojnë irritim ose reaksione alergjike që shfaqen me vonesë, duke të bërë të mendosh se buzët e tua janë thjesht të thata.
Si të zgjedhësh zbutësin e duhur?
Simpson rekomandon produkte me sa më pak përbërës dhe sugjeron përdorimin e vazelinës së pastër, e cila krijon një barrierë mbrojtëse kundër motit dhe pështymës. Kjo është më efektive sesa zbutësit që thithen në lëkurë si një krem hidratues.
Pra, zbutësi nuk të krijon varësi - por zgjedhja e gabuar mund të të fusë në një cikël të pafund. Nëse ndjen se nuk po të ndihmon, ndoshta është koha të ndryshosh produktin!
Burimi: The Guardian
Artikuj të sugjeruar:
- Prerja e veçantë e flokëve që e duan gjithnjë e më shumë vajzat e famshme
- Këto foto do t’ju bindin (njëherë e mirë) të aplikoni kremin e diellit dhe të lini duhanin
- Si ta bëni depilimin e bikinit më pak të dhimbshëm, sipas ekspertëve
- Si të shpëtoni nga rrathët e zinj poshtë syve pa shpenzuar para dhe kohë