Instagramming

Egla Ceno flet për përjashtimin e Jozit: “Nuk e ka fajin ‘BBV’, por individët”

Shkruar nga Anabel

5 Shkurt 2025

Egla Ceno flet për përjashtimin e Jozit: “Nuk e ka fajin

Jozefin Marku nuk është më pjesë e “Big Brother VIP Albania”. Largimi i tij u konfirmua nga faqja zyrtare e programit, pas një episodi që shkaktoi jo pak reagime.

Teksa debati për dasmën dhe sjelljen e Gjestit vazhdonte, Jozi përdori një shprehje fyese ndaj tij, gjë që solli menjëherë kritika brenda dhe jashtë shtëpisë.

Një nga ata që e komentuan situatën ishte edhe Egla Ceno, fituesja e “BBV3”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo e cilësoi të papranueshme deklaratën e Jozit dhe theksoi se fjalë të tilla nuk kanë vend në një shoqëri që promovon respektin dhe mirëkuptimin.

“O zemra, ça t’i bëj Jozit, ta lë me një këmbë te cepi i kuzhinës që të mos e bëjë më? Nuk e ka fajin ‘BBV’, por lloji i individëve! Eksperiment social është, secili tregon forcën dhe dobësitë e veta në dinamikat që krijohen. Rri pa merak, se në fund publiku di çfarë zgjedh”, shkroi Egla.

Egla Ceno flet për përjashtimin e Jozit: “Nuk e ka fajin

Pra, edhe pse çdo sezon ka dramën e vet, duket se ky edicion po e çon tensionin në nivele të reja.

Artikuj të sugjeruar: