Jemi në mes të dimrit, por kjo nuk do të thotë që takimet tuaja do të jetë të ftohta dhe aspak interesante. E dimë që në dimër përtojmë të dalim atje jashtë, megjithatë me pak kreativitet mund ta kthejmë situatën në favorin tonë. Nëse mendoni që s'keni mjaftueshëm ide për ta kaluar këndshëm këtë stinë, hidhini një sy ideve më poshtë.
Piknik…në shtëpi
Kush tha që pikniku është vetëm për verën? Hapni një batanije, ndizni disa qirinj aromatikë, antipastë me djathë, proshutë dhe brusketa, pak verë dhe shijoni shoqërinë e njëri-tjetrit. Mund të vendosni një muzikë të lehtë në sfond dhe të bisedoni a thua se jeni në restorantin e preferuar.
Maratonë filmash
Ju e dini se çfarë na duhet: kakao e nxehtë, pizhama komode, kokoshka, IQOS, një pajisje pa tym dhe hi, për ata duhanpirës të rritur që janë përdorues dhe një listë me filma winter-themed. Rehatohuni në divan dhe shijoni aventurat dimërore.
Bëje mirë, bëje vetë
Hiqni dorë për pak kohë nga restorantet e mbushur me njerëz dhe gatuani një darkë së bashku. Zgjidhni një recetë të këndshme – sushi ose një vakt me tri pjata.
Para se të gatuani, bëni dush bashkë
Epo, e meritoni të relaksoheni pas një ditë të lodhshme…
Luani
Zgjidhni një lojë, qoftë edhe online, dhe luani të dy. Nëse nuk dini, kërkojani atij t’jua mësojë dhe argëtohuni çdo mbrëmje.
SPA në shtëpi
Ndizni disa qirinj, vendosni muzikë relaksuese dhe bëni masazhe, trajtime fytyre, qëndroni duke biseduar në vaskë.
- Artikull promocional