Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2025: Dashi dhe Demi

Shkruar nga Anabel

6 Shkurt 2025

Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2025: Dashi dhe Demi

Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2025: Dashi dhe Demi

Në nisje të muajit shkurt, do të përjetoni një jetë sociale mjaft të gjallë dhe dinamike. Do të takoni shumë njerëz - disa prej tyre do t’i njihni, të tjerë do të jenë të rinj për ju - si në jetën personale ashtu edhe në atë profesionale. Vëmendja ndaj jush do të jetë e madhe si rezultat i Hënës së re të 29 janarit në Ujor, e cila ka sjellë një valë të re energjie në jetën tuaj.

Kjo hënë e re do të ndikojë pozitivisht për disa muaj, por veçanërisht gjatë pjesës së parë të shkurtit. Jupiteri, planeti i fatit dhe i mundësive, ndodhet në një kënd të favorshëm me Diellin dhe Hënën e re, ndaj pranoni të gjitha ftesat që ju vijnë. Pjesa e parë e muajit do të jetë e mbushur me mundësi që nuk duhet t’i humbisni.

Ka shumë gjasa të merrni pjesë në një festë, konferencë, event bamirësie, ndarje çmimesh apo ndonjë ngjarje tjetër të rëndësishme. Do të dëshironi të njihni njerëzit e pranishëm dhe, pa dyshim, ata do të kenë dëshirë të njihen me ju.

Me Plutonin të pozicionuar në shtëpinë tuaj të miqësive dhe aktiviteteve sociale, ka mundësi që të takoni njerëz me ndikim dhe të suksesshëm, të cilët mund t’ju ndihmojnë të ecni përpara. Kontakti me rrethet e duhura në këtë periudhë është me rëndësi, pasi një bashkëveprim mes Uranit në shtëpinë tuaj të financave dhe Afërditës në sektorin social mund t’ju sjellë një mundësi për të fituar më shumë para, qoftë menjëherë ose në të ardhmen.

Në të njëjtën kohë, Marsi, planeti që ju udhëheq, do të kalojë një periudhë të gjatë në Gaforre, duke e vënë theksin tek çështjet që lidhen me shtëpinë dhe familjen. Kjo mund të lidhet me një pronë që zotëroni, një shtëpi që dëshironi të blini ose shisni, apo ndonjë përmirësim që planifikoni të bëni në vendin ku jetoni. Gjithashtu, mund të jetë një periudhë ku do të përqendroheni më shumë tek kujdesi për një anëtar të familjes, qoftë një fëmijë apo një i afërm më i moshuar.

Pozicioni i Marsit në kënd të favorshëm me Saturnin tregon se po ndërtoni një plan të qëndrueshëm për jetën familjare, i cili do t’ju japë juve dhe të dashurve më shumë stabilitet dhe siguri.

Më 12 shkurt, atmosfera do të ndryshojë papritur, kur Urani të krijojë një tension me Hënën e plotë në Luan, e cila ndikon drejtpërdrejt te sektori romantik. Kjo mund të sjellë një çështje të papritur në jetën tuaj të dashurisë ose një zhvillim që lidhet me një nga fëmijët.

Në këtë periudhë, duhet të jeni të kujdesshëm me financat, pasi duket se do t’ju nevojitet të shpenzoni një shumë të konsiderueshme parash.

Dita e Shën Valentinit, e premte, më 14 shkurt, nuk do të ketë shkëlqimin që mund të keni përjetuar vitet e kaluara. Hëna në Virgjëreshë, në kundërshtim me Saturnin, mund të sjellë përgjegjësi shtesë në punë, duke ju detyruar të qëndroni vonë në zyrë.

Nuk është nevoja të festoni me ngut - fundjava e fundit e shkurtit do të jetë një periudhë shumë më romantike dhe e qetë për ju.

Nëse keni ndier pengesa në arritjen e objektivave kohët e fundit, kjo ka qenë për shkak të Marsit në prapavijë. Kjo periudhë ka ndikuar më shumë tek ju dhe Akrepi. Lajmi i mirë është se më 23 shkurt, Marsi më në fund do të rikthehet në pozicion normal, duke sjellë progres dhe energji të reja në jetën tuaj.

Çdo ditë do të ndiheni më produktivë dhe të aftë për të arritur më shumë. Deri më 2 maj, gjërat do të rifitojnë ritmin e tyre të zakonshëm dhe do të ndiheni më të kënaqur me progresin tuaj.

Hëna e re më 27 shkurt te Peshqit do të sjellë një dëshirë për qetësi dhe reflektim. Pas një muaji të ngarkuar me aktivitete sociale, do të ndjeni nevojën për të kaluar disa momente të qeta me veten. Saturni do të jetë në një pozicion që kërkon një balancë mes detyrimeve familjare dhe fokusit në karrierë, gjë që mund të jetë sfiduese.

Kjo Hënë e re është perfekte për të nisur një projekt kreativ që keni pasur në mendje. Mërkuri, në një kënd të shkëlqyer me Uranin, sugjeron se jo vetëm që mund të fitoni financiarisht nga kjo ide, por gjithashtu mund të merrni vlerësime dhe mbështetje nga të tjerët. Mos e lini këtë mundësi të kalojë pa e shfrytëzuar!

Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2025: Dashi dhe Demi

Hëna e re në Ujor më 29 janar do të sjellë një mundësi të mirë për avancim profesional, veçanërisht gjatë gjysmës së parë të shkurtit. Me katër trupa qiellorë në sektorin e karrierës, ky do të jetë momenti më i rëndësishëm i vitit për ju. Qëndroni vigjilentë dhe eksploroni çdo mundësi që ju vjen përpara.

Pozicioni i ri që do të siguroni do të sjellë jo vetëm prestigj, por edhe të ardhura të mira, falë ndikimit të favorshëm të Jupiterit në shtëpinë tuaj të financave. Një mik, veçanërisht një grua, mund të luajë një rol kyç në këtë sukses, ndaj mos hezitoni të ndani me të interesin tuaj për mundësi të reja.

Më 12 shkurt, Hëna e plotë në Luan mund të sjellë një situatë të papritur që kërkon zgjidhje të menjëhershme në familje. Urani, planeti i surprizave, do të jetë në kënd të vështirë me këtë Hënë, duke ju detyruar të ndryshoni planet për t’iu përkushtuar kësaj çështjeje.

Shën Valentini këtë vit mund të sjellë disa sfida për shkak të ndikimit të Saturnit, që do t'ju kujtojë detyrimet dhe përgjegjësitë. Nëse moti është i keq ose lodhja pas punës është e madhe, mund të jetë më mirë ta festoni në shtëpi ose ta shtyni për një moment më të përshtatshëm.

Pas 27 shkurtit, jeta sociale do të marrë hov të ri falë Hënës së re te Peshqit. Do të jeni të rrethuar nga miq të dashur dhe mund të njihni njerëz të rinj interesantë. Një mik mund të ketë nevojë për mbështetjen tuaj, ose mund të ndiheni të frymëzuar të kontribuoni në një kauzë bamirësie.

Marsi më në fund do të dalë nga prapavija më 23 shkurt, duke e përshpejtuar ritmin e projekteve. Nëse gjatë javëve të fundit keni pasur ndjesinë se gjërat po lëviznin ngadalë, kjo do të ndryshojë. Deri në maj, gjithçka do të jetë kthyer në normalitet dhe do të ecë me një ritëm të kënaqshëm.

Ditë më të mira ju presin!

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.