Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2025: Shigjetari dhe Bricjapi

Shkruar nga Anabel

6 Shkurt 2025

Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2025: Shigjetari dhe Bricjapi

Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2025: Shigjetari dhe Bricjapi

Nëse je ndjerë i frustruar për fillimin e ngadaltë të vitit 2025, ka një arsye. Marsi, planeti që sjell energji në çdo gjë që prek, ka qenë në prapavijë që nga 6 dhjetori. Marsi do të kthehet në pozicion normal më 23 shkurt.

Po ashtu, planeti juaj sundues, Jupiteri, që sjell fat të mirë, ka qenë në prapavijë që nga 9 tetori 2024, por do të kthehet në pozicionin normal më 4 shkurt. Kjo do të jetë një lehtësim i madh dhe diçka ose dikush i rëndësishëm për ty do të sjellë lajme të mira rreth 4 shkurtit.

Mund të jesh duke përgatitur dokumente të rëndësishme për t'i nënshkruar. Kjo vjen si pasojë e Hënës së re te Dashi që ndodhi në fund të muajit të kaluar, më 29 janar. Nëse nuk jeni fejuar apo martuar në ditëlindjen tuaj ose gjatë festave të fundvitit, mund ta bëni këtë në fillim të shkurtit, ndoshta gjatë një udhëtimi romantik.

Në datën 12 shkurt, Hëna e plotë në Luan do të të shtyjë të udhëtosh, por do të ishte më mirë të qëndrosh në shtëpi. Kjo Hënë e plotë do të sjellë vështirësi dhe kaos, sidomos në udhëtime dhe çështje ligjore, botime, ose aktivitete akademike. Duhet të qëndrosh në shtëpi për të menaxhuar lajmet e papritura.

Në fund të muajit, më 27 shkurt, do të kesh një Hënë të re në Peshore që do ta përqendrojë vëmendjen tek shtëpia dhe familja. Do të kesh mundësi financiare për realizimin e dëshirave të tua, duke qenë se Marsi është në kënd të favorshëm me planetët e tjerë që lidhen me shtëpinë dhe financat.

Përfundimisht, ndoshta është një kohë e mirë për të menduar dhe për t'u kujdesur për prindërit sepse me kaq shumë planete në Peshore, ata do ta vlerësojnë kujdesin dhe dashurinë.

Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2025: Shigjetari dhe Bricjapi

Ti njihesh për aftësitë e mira në menaxhimin e mençur të financave dhe shpeshherë e gjen veten duke marrë role me përgjegjësi të fuqishme financiare në karrierën tënde. Në shkurt, do të përqendrohesh te financat. Hëna e re e 29 janarit në Ujor të jep kohën dhe interesin për të shqyrtuar financat e vitit të kaluar. Këshillohu me një ekspert për ide se si të shtosh paratë dhe pyet për mundësi të reja bankare që mund të të interesojnë tani.

Nëse mendon se e meriton rritje page, diskutojë këtë në javën e parë të shkurtit. Nëse je i vetëpunësuar, ky është një moment perfekt për të kërkuar klientë të rinj. Jupiteri është arsyeja që kjo Hënë e re është aq e favorshme për ty dhe do të të ndihmojë financiarisht për disa javë, ndoshta deri në pesë muaj.

Nëse po kërkon punë me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme, duhet të jetë relativisht e lehtë për të gjetur. Po ashtu, nëse je i vetëpunësuar, je në pozita ideale për të gjetur kandidatë të shkëlqyer për t’i punësuar.

Pas Hënës së plotë më 12 shkurt, do të ketë një periudhë tensioni. Hëna e plotë do të ndriçojë sektorin e financave, sektorin e tetë që ka të bëjë me paratë e të tjerëve. Mund të të duhet të dërgosh një çek për të paguar taksat, një hua studentore, ose një detyrim tjetër që ke marrë disa kohë më parë.

Problemi me këtë Hënë të plotë është se Urani, planeti që sjell të papriturat, do të ndodhet në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar, duke krijuar tensione. Mund të të duhet të bësh një pagesë të madhe të papritur.

Në javën e fundit të muajit, pasi të kesh marrë parasysh të gjitha këto çështje financiare, do të jesh gati për një pushim. Universi është në favorin tënd, dhe më 27 shkurt, Hëna e re do të sjellë pesë planete në Peshore. Ky është moment i shkëlqyer për udhëtime dhe mund të kombinosh punën me kënaqësinë. Kjo periudhë është gjithashtu e mirë për projekte që kanë të bëjnë me shkrimin, zhvillimin e një aplikacioni ose programi dhe për një ngjarje të rëndësishme ligjore.

Një lajm tjetër i mirë është se Marsi, planeti i veprimit, ka qenë në prapavijë që nga 6 dhjetori dhe do të kthehet në drejtimin e duhur më 23 shkurt. Marsi në Gaforre do të ndihmojë të përshpejtohen përpjekjet për projektet që lidhen me shtëpinë ose pronat. Nëse ke një projekt që ka shkuar ngadalë, do të shohësh një përparim të shpejtë tani.

Kjo Hënë e re është shumë e favorshme edhe për projekte të orientuara drejt komunikimit.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.