Hiqni dorë nga kapëset e zakonshme të flokëve, sepse ka një aksesor të ri për flokët që është në modë dhe po preferohet nga të gjitha vajzat që duan të duket elegante.
Dhe…bëhet fjalë për karficën franceze, një copë e hollë metalike – ose plastike – e cila përngjan në një formë të shkronjës “U”. Është shumë më e lehtë për t’u përdorur se sa duket dhe mund t’ju ndihmojë të krijoni një shumëllojshmëri modele flokësh, qoftë nëse po eksperimentoni me një pamje të re për një festë, apo edhe nëse po përpiqeni të imitoni mënyrën se si Anne Hathaëay bën stilimin e saj ikonik të flokëve.
View this post on Instagram
Karficat franceze janë tanimë kudo në TikTok dhe do të bëhem aksesor juaj i ri i preferuar për flokët përgjatë këtij viti.
Po ashtu, ju mund të realizoni një kapje apo topuz me ndihmën e karficave.
Filloni duke i kapur flokët në një bisht të ulët. Më pas, rrotullojeni bishtin tuaj lart dy deri në katër herë (varet nga trashësia e flokëve tuaj). Në fund, merrni karficën për flokët dhe shtyjeni atë përmes pjesës së sipërme të topuzit që sapo keni krijuar.
@jessamineblack love a french pin in dirty hair ? #frenchpin #frenchtwist #hairtutorial #longhair ? original sound - Melanin Mami
Ky aksesor gjithashtu është i dobishëm për ditët e ngarkuara kur thjesht keni nevojë që flokët tuaj të jenë të kapura dhe larg nga fytyra, si dhe është një “shpëtimtar” para ditës së larjes.
Burimi: British Vogue
Artikuj të sugjeruar: