
Mesa duket bota është vërtet portokalle. Në vitet '50 dhe '60, pantallonat treçerekëshe arritën kulmin e popullaritet. Yjet më të mëdhenj të epokës i vishnin ato, duke përfshirë Marilyn Monroe, Audrey Hepburn dhe Grace Kelly. Që atëherë, ato kanë dalë nga moda, duke u shfaqur sërish në vitet '80 dhe fillim të viteve 2000, por jo me të njëjtin entuziazëm si më parë.
Ikona e ndjerë, princesha Diana veshi gjithashtu një palë pantallona tepër të ngjashme në korrik të vitit 1986, të stiluara me një pulovër rozë.
Pantallonat e reja të Reformation shkojnë kundër rrymës, sepse vitet e fundit janë karakterizuar nga pantallonat e gjera dhe të gjata.
Falë miratimit të Reformation, megjithatë, parashikohet se pantallonat treçerekëshe mund të kenë një rikthim të madh këtë pranverë. Shikoni më poshtë dhe opsione të tjera të frymëzuara nga princesha Diana.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Who What Wear