Anabelizim

Mes nesh: Të tregoj se si gjeta dashurinë në linjën Kombinat - Kinostudio

Mes nesh: Të tregoj se si gjeta dashurinë në linjën Kombinat

A je personazhi kryesor në jetën tënde apo figuranti që nuk e mban mend askush në fund të filmit? Nëse je ndjerë si ky i fundit herë pas here, të japim mundësinë ta ndryshosh këtë fakt. Në “Mes nesh”, ti mund të ndash mendimet e tua më të sinqerta, të sigurojmë një ambient 0 gjykues ku ti mund të shprehesh për gjërat që ndjen aq shumë se duhet t’i ndash me dikë, sidomos kur të duket se askush nuk të kupton, apo interesohet për detajet e përditshmërisë tënde.

Të vodhën biçikletën mes qytetit dhe kishe shumë turp të ndiqje hajdutin nga mbrapa? Na intereson! Të tha i dashuri “Të dua” për herë të parë, po ty s’po të vinte t’ia ktheje mbrapsht? Na intereson! Të pëlqen herë pas here ta teprosh me alkoolin dhe të bësh prapësira vetëm për të shtuar pak adrenalinë në jetën tënde? Na intereson! E rëndësishme është që ti po bën diçka me jetën tënde dhe ne jemi gjithë sy e veshë për t’i dhënë rëndësinë e duhur historisë tënde. :)

Mes nesh: Të tregoj se si gjeta dashurinë në linjën Kombinat

Të tregoj se si gjeta dashurinë në linjën Kombinat - Kinostudio

“Po shkoja një natë për shtëpi e drobitur prej një dite të gjatë dhe të lodhshme në punë. Ishte e premte. Tirana gumëzhinte. Vajzat e tjera kundërmonin era parfum kurse unë…duhet të nxitoja për të kapur autobusin e fundit të Kombinatit.

Dhe pse isha ndarë vetëm para dy muajsh nga i dashuri i fundit, ndihesha gati për një ndryshim në jetën time. Si rrallëherë, e gjeta veten duke iu lutur universit për një shenjë të re, sado të vogël, dhe s’do ta lija shansin të më humbiste. Kjo do i përkiste së nesërmes gjithsesi, sot mezi po prisja të zija një vend në autobus e të shtriqja kockat në krevatin e ngrohtë të shtëpisë time.

Mirëpo, universi mesa duket nuk është shumë tolerant me mundësitë dhe je ti ajo që duhet t’i përmbahesh kushteve të tij. Më afrohet një djalë që para pak sekodash e pashë t’u kërkonte dy vajzave të tjera në stacion një çakmak për të ndezur cigaren e tij. Më thotë diçka që iu desh ta përsëriste sepse në kufjet e mia luhej “Teka teka” e Altin Sulkut (mos më gjyko të lutem).

Nis të më komplimentojë për pamjen e gjëra të tilla. Nuk ishte i bukur, shumë pak më i gjatë se unë dhe ndonëse e nisi vetë bisedën, nuk ishte kushedi se çfarë në muhabet. Mirëpo, e trallisur nga fakti që u shfaq pikërisht në momentin që po bëja komunikimin tim me universin, e vlerësova këtë moment si një shans të artë.

F. ishte me origjinë nga Dibra, kishte gjashtë muaj që ishte zhvendosur në Tiranë dhe dy që i kishin hequr patentën sepse i pëlqente të bëhej djalë i prapë herë pas here. Më kërkoi pa humbur kohë Instagramin dhe teksa shtypja gërmat e emrit tim në celularin e tij, më pyet:

- Kshu, sa vjeç je ti?

- 24. Pse? Je më i vogël apo jo?

- Jo, jo. 25 jam,- tha F., po mjekra ende e pambushur në faqet e tij thoshte të kundërtën.

Vendosa të injoroja çdo detaj për të cilin do i kisha prerë marrëdhëniet kategorikisht me çdo djalë më parë. Ka diçka për transportin publik dhe romancën që shkojnë kaq mirë së bashku. F. fliste me zë të ulët, ishte i dobët, kishte duar të mëdha dhe të bukura që i mbante lidhur pas shpine ndërkohë që bisedonim dhe në fytyrë i flinte një buzëqeshje.

Kur me mendjen time po planifikonim si të zgjeronim shtëpinë me një dhomë më shumë për djalin tonë të tretë së bashku, vjen autobusi në stacion.

- Do vish? Është i fundit.

- Po,- mu përgjigj dhe më dha dorën. (???)

Unë ngela. “Se s’dua të të mbaj më shumë” tha, më uroi “natën e mirë” dhe u ulëm UNË NË FILLIM TË AUTOBUSIT, AI NË FUND!!!

U shashtisa fare dhe po ndihesha në super siklet, po po i shkruaja motrës gjithë ç’ndodhi dhe kemi qeshur me lot.

Kur e pashë të zbriste tek Fabrika e Miellit, më vjen një “ding” nga Instagrami:

Mes nesh: Të tregoj se si gjeta dashurinë në linjën Kombinat

Çfarë trapi, sa s’më ra pika që delirova aq shumë duke menduar se ishte shenjë nga universi gjithçka. I fus block direkt dhe pyes mamin nëse ka bërë ndonjë gjë të mirë për darkë, se po vdisja urie.

Mund të pyesësh, ku ishte dashuria këtu? Pse seriozisht mendove se do gjeja babain e fëmijëve të mi në urbanin e Kombinatit ti? Dashuria e vetme që duhet praktikuar në tranportet tona publike, është ajo për veten, lexues i dashur. Dhe merre këtë si një mësim se: Jo, nuk je aq e veçantë dhe: Jo, jeta nuk është një film, sado që fakti se një i panjohur që do të hyjë në muhabet me ty kur melodia në veshët e tu shkon: “Ti moj goce me teka teka, a e din se për ty deka” mund të tingëllojë shumë romantike,” - shkruar për Anabel.al nga një vajzë anonime.

Shënim: Artikulli është përshtatur nga redaksia për qëllime editoriale dhe qartësie. Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

 

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Among Us: I'll tell you how I found love on the Kombinat line - Kinostudio

Mes nesh: Të tregoj se si gjeta dashurinë në linjën Kombinat

Are you the main character in your life or the sidekick that no one remembers at the end of the movie? If you've felt like the latter from time to time, we give you the opportunity to change that fact. At "Among Us", you can share your most honest thoughts, providing a non-judgmental environment where you can express yourself about the things you feel so strongly about that you need to share with someone, especially when it seems like no one understands you, or cares about the details of your daily life.

Your bike was stolen in the middle of the city and you were too embarrassed to chase the thief from behind? We care! Your boyfriend said "I love you" to you for the first time, but you didn't feel like saying it back? We care! Do you like to overdo it with alcohol from time to time and do mischief just to add a little adrenaline to your life? We care! The important thing is that you are doing something with your life and we are all eyes and ears to give your story the right importance. :)

Mes nesh: Të tregoj se si gjeta dashurinë në linjën Kombinat

             Let me tell you how I found love on the Kombinat line - Kinostudio

"I was walking home one night, exhausted from a long and tiring day at work. It was Friday. Tirana was buzzing. The other girls were reeking of perfume, while I... had to hurry to catch the last bus to Kombinat."

And even though I had only broken up with my last boyfriend two months ago, I felt ready for a change in my life. As rarely as I could, I found myself praying to the universe for a new sign, no matter how small, and I wasn't going to let the chance slip away. That would belong to tomorrow anyway, today I was looking forward to taking a seat on the bus and stretching my bones in the warm bed of my home.

However, the universe is apparently not very tolerant of possibilities and it is you who must abide by its terms. A guy approaches me, whom I saw a few seconds ago asking two other girls at the station for a lighter to light his cigarette. He says something to me that I had to repeat because Altin Sulku's "Teka Teka" was playing in my headphones (please don't judge me).

He started complimenting me on my appearance and stuff. He wasn't handsome, just a little taller than me, and although he started the conversation himself, he wasn't really into anything. However, stunned by the fact that he appeared at the exact moment I was communicating with the universe, I saw this moment as a golden opportunity.

F. was originally from Dibra, had moved to Tirana six months ago and had had his license revoked for two months because he liked to be a bad boy from time to time. He immediately asked me for Instagram and as I was typing my name on his cell phone, he asked me:

- So, how old are you?

- 24. Why? You're younger, aren't you?

- No, no. I'm 25, - said F., but the still unfilled beard on his cheeks said otherwise.

I decided to ignore every detail that would have made me cut off all contact with any guy before. There's something about public transportation and romance that goes so well together. F. spoke softly, was thin, had big, beautiful hands that he kept clasped behind his back while we talked, and a smile slept on his face.

When we were planning in my mind how to expand the house with an extra room for our third son together, the bus arrived at the station.

- Are you coming? It's the last one.

- Yes, - he answered and shook my hand. (???)

I stayed. "I don't want to hold you any longer," he said, wished me "good night" and we sat down. I AT THE BEGINNING OF THE BUS, HE AT THE END!!!

I was completely shocked and feeling super embarrassed, but I was writing to my sister about everything that happened and we laughed through tears.

When I saw him go down to the Flour Factory, I got a "ding" from Instagram:

Mes nesh: Të tregoj se si gjeta dashurinë në linjën Kombinat

What a fool, I didn't even realize I was so delirious, thinking it was all a sign from the universe. I immediately block them and ask my mom if she made anything good for dinner, because I was starving.

You may ask, where was the love here? Why did you seriously think I would find the father of my children in the urban area of ​​the Combine? The only love that should be practiced in our public transportation is for yourself, dear reader. And take this as a lesson that: No, you are not that special and: No, life is not a movie , even though the fact that a stranger will enter into a conversation with you when the melody in your ears goes: “You my goce me teka teka, do you know that for you deka” may sound very romantic,” - written for Anabel.al by an anonymous girl.

Note: The article has been adapted by the editorial team for editorial purposes and clarity. Copyright Anabel.al / Reprinting without the permission of the editorial team is prohibited.