Showbiz dhe TV

G Bani përjashtohet nga “Big Brother VIP Albania”

Shkruar nga Anabel

9 Shkurt 2025

G Bani përjashtohet nga “Big Brother VIP Albania”

G Bani u përjashtua nga gara e “Big Brother VIP”.

Vendimi u mor pas incidentit mbrëmjen e kaluar, ku këngëtari shtyu Gjestin, duke e rrëzuar nga podiumi ku po qëndronte për realizimin e një loje.

“Në shtëpinë e Vëllait të Madh rregullat janë thyer. Dhuna e çfarëdolloj forme është rreptësisht e ndaluar. Për këtë arsye, Vëllai i Madh, ka përjashtuar menjëherë nga gara G Banin dhe njofton se televotimi për të preferuarin, do të anulohet,” shkruhej te zarfi i zi.

Ai nuk u përshëndet me banorët, ndërsa zarfi i zi u lexua kësaj radhe nga Rozana Radi.

Kjo është hera e dytë që një banor i “BBVA 4” përjashtohet me anë të zarfit të zi. Vetëm disa ditë më parë, Jozi u përjashtua pas gjuhës denigruese ndaj Gjestit.

Artikuj të sugjeruar: