Çfarë kanë të përbashkët Zendaya, Vanessa Hudgens, Cara Delevigne dhe Ashley Benson? Po, të gjitha janë të famshme dhe të suksesshme, por ka diçka më shumë. Ata kanë lëkurë perfekte dhe kjo falë estetistes që vizitojnë shpesh, e cila quhet Vanessa Marc dhe është e vendosur në New York. Vanessa ka arritur të bëjë të njohur qendrën e saj estetike, ku shkojnë shumë shpesh klientët e saj të famshëm për trajtimet dhe shërbimet e ndryshme që ofron.
Natyrisht, nuk është sekret që të famshmit kanë akses tek disa prej profesionistëve më të mirë, veçanërisht pak para paraqitjeve të tyre zyrtare ku do të fotografohen në tapetin e kuq, por për fatin e të gjithëve ne, këta ekspertë shpesh ndajnë sekretet e tyre.
Në një intervistë, ajo zbuloi se cila është gjëja më e rëndësishme që duhet të bëjmë nëse duam lëkurë që shkëlqen.
"Hidratim, hidratim, hidratim. Çdo gjë që bëjmë, si grimi, pastrimi, djersitja, pirja e alkoolit dhe dielli, largon lagështinë nga lëkura jonë, ndaj është jashtëzakonisht e rëndësishme të pimë ujë dhe të përdorim produkte hidratuese. Sigurohuni që të investoni në hidratues dhe pastrues efektivë që nuk e thajnë lëkurën më tej," tha ajo, duke shtuar se të gjithë duhet të kemi një rutinë të qëndrueshme të kujdesit të lëkurës.
View this post on Instagram
"Sa më i ri të filloni me kujdesin e lëkurës, aq më mirë do të duket, kështu që nëse nuk jeni duke e mbrojtur lëkurën tuaj, sigurohuni që të filloni sot. Përdorni SPF çdo ditë, pasi dielli mund të shkaktojë dëmtime dhe njolla.
Për shkëlqim shtesë unë do të rekomandoja përdorimin e një serumi me vitaminë C, ndërsa besoj se të gjithë mund të përfitojnë nga retinoli për të reduktuar rudhat e imëta dhe për të përmirësuar strukturën e lëkurës."
View this post on Instagram
Artikuj të sugjeruar: