Ka shumë faktorë, që lidhen me ritmet e plakjes së çdo organizmi, si gjenetikë ashtu edhe faktorë të jashtëm, por një studim i ri, i publikuar në revistën "Planet Today", tregon një element që mund të mos e kemi marrë parasysh deri tani: grupin tonë të gjakut.
Në fakt, ekspertët morën parasysh të dhëna të ndryshme për të arritur në përfundimin se personat me grup gjaku B janë më rezistent ndaj procesit të plakjes. Riparimi i qelizave dhe rigjenerimi i indeve ndodhin me një ritëm më të shpejtë, duke vonuar “plakjen” e trupit, si të brendshëm ashtu edhe të jashtëm.
Studiuesit theksojnë, natyrisht, se kjo nuk e ndryshon rolin vendimtar që luan në plakje tre faktorë të tjerë: stërvitja, dieta dhe menaxhimi i stresit.
Ekziston një studim tjetër, nga Japonia, i botuar në revistën "Experimental Gerontology", i cili lidh grupin e gjakut B me një jetëgjatësi më të gjatë.
Të tjerët, megjithatë, tregojnë të kundërtën. Njëri prej tyre (BMC Medicine) i lidh grupet e gjakut A dhe B me një rrezik më të lartë të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, por edhe me një rrezik më të lartë të kancerit të stomakut.
Pavarësisht nga grupi ynë i gjakut, një studim tjetër, nga Universiteti Stanford, zbuloi se ne plakemi ndjeshëm gjatë dy periudhave të jetës sonë: në mesin e të 40-ave dhe në fillim të viteve 60-ta. Ndryshimet molekulare që ndodhin gjatë këtyre dy fazave mund të shpjegojnë atë që ne shohim si shenja të papritura të plakjes, të tilla si rrudhat, lëkura e varur, flokët e thinjura, dhimbjet e muskujve dhe kyçeve dhe rritja e ndjeshmërisë ndaj infeksioneve virale.
Burimi: Marie Claire
Artikuj të sugjeruar:
- 6 gjëra befasuese që po të dëmtojnë dëgjimin më shumë se sa mund ta mendosh
- Si të shpëtoni nga rrathët e zinj poshtë syve pa shpenzuar para dhe kohë
- Mos e beso po deshe, por sardelet mund të jenë sekreti për një lëkurë me shkëlqim
- 10 ushqimet që rrisin përqendrimin dhe ju bëjnë më produktivë në punë
- E paskemi ditur gabim! Ja kur fillon mosha e tretë, sipas studimit
- Rënia e shpejtë në peshë ka një pasojë negative, për të cilën mund të mos kesh dëgjuar