Shën Valentini thuajse erdhi dhe ti s'ke ende një dhuratë për të? Më mirë vonë se kurrë, por fatmirësisht jemi ne këtu për t'ju sugjeruar. Të duhet vetëm të përcaktosh llojin e partnerit që ke dhe dhurata është gati.
Aventurieri
Aaa ti je me atë tipin që është gjithnjë në kërkim të aventurave të reja? Që çdo fundjavë e ka një surprizë dhe "spontaniteti" është fjala e preferuar e lidhjes?! Shumë mirë pra. Mund t'i bëni një çantë shpinë nëse ka qejf hiking, një kokore nëse ka një motor sportiv ose thjesht pajisjen e re të IQOS-it nëse është përdorues. I duhet gjithnjë me vete një aventurieri!
Endërrimtari romantik
Nëse i dashuri yt është ai djali që kujdeset për çdo detaj të darkave tuaja, kujton çdo përvjetor, herë pas here lë shënime të këndshme dashurie, atëherë si fillim na lejo të të themi se meriton një dhuratë të mirë.
Për të perfekte do të ishte një varëse/byzylyk i personalizuar me simbole që kanë kuptim për ju. Një album fotografik ose një ditë çifti në SPA.
I fiksuari pas teknologjisë
Eshtë ai i dashuri që për hir të profesionit apo thjesht pasionit të flet gjithë ditën për aplikacionet e reja, për inteligjencën artificiale dhe për planet e ardhshme të Elon Musk (forca, jemi me ty kur ai nis me këto tema). Eshtë momenti yt ta bësh të ndjejë që e kupton dhe je krenare për pasionet e tij. Dhuroji një palë kufje të reja siç do të donte t'i kishte, ose smartwatch-in e fundit. Nëse këto dy opsione shkojnë përtej buxhetit, konsidero IQOS-in me dizajnin aq elegant që ka, nëse është duhanpirës dhe do të donte të kalonte në një alternativë më të mirë!
The Foodie
Ti je me atë tipin që s'të lë kurrë të mbash dietë dhe të ndërpret çdo nismë për regjim të shëndetshëm? Të kuptojmë! Eshtë gjithnjë një recetë për të provuar, një restorant i ri për të vizituar dhe darka të bollshme në shtëpi që ju bëjnë të lumtur të dyve.
Atëherë, pasionin për të ngrënë ktheja dalëngadalë në pasion gatimi dhe dhuroji një libër me receta të reja, një set thikash japoneze ose ose thjesht disa çokollata nga ato të preferuarat e tij!
I fiksuari pas punës
Nëse jeni të lidhur me tipin në fjalë, me siguri nuk ka një festë Shën Valentini për ju sepse ai është në punë, por ç'rëndësi ka kjo? Bëje të reflektojë përmes një dhurate. Një bllok i këndshëm me një shënim pikant brenda, ose një orë për në zyrë. Kështu mund të kujtohet më shpesh që ka një jetë përtej punës dhe të vendosë ca ekuilibra.
- Artikull promocional