Si jetojmë

Sa shpesh duhet t’i lash pizhamat dhe pse është kaq e rëndësishme?

Shkruar nga Anabel

10 Shkurt 2025

Sa shpesh duhet t’i lash pizhamat dhe pse është kaq e

Pizhamat janë një pjesë e rëndësishme e rutinës sonë të përditshme, por a i lajmë aq shpesh sa duhet? Disa njerëz i ndërron çdo natë, të tjerë çdo disa ditë, ndërsa ka edhe nga ata që i veshin për një javë ose më gjatë para se t’i fusin në lavatriçe. Por cila është praktika më e mirë? Dhe mbi të gjitha, a ka ndonjë ndikim në shëndetin tonë?

Kur është koha për t’i ndërruar pizhamat?

Nëse i vesh pizhamat vetëm për të fjetur dhe ke një rutinë të rregullt të pastërtisë personale, mund t’i përdorësh për disa net pa problem. Megjithatë, ka disa faktorë që ndikojnë në nevojën për t’i larë më shpesh:


Nëse nuk laheni para gjumit - Trupi prodhon natyrshëm vajra, djersë dhe qeliza të vdekura të lëkurës gjatë ditës. Nëse nuk bëni dush para gjumit, të gjitha këto mbeten në pizhamat tuaja, duke krijuar një mjedis të përsosur për bakteret.


Nëse djersiteni gjatë natës - Edhe nëse nuk e ndjeni, trupi humbet lëngje gjatë natës. Nëse pizhamat tuaja mbajnë djersën për disa ditë radhazi, ato mund të bëhen një vatër bakteriale dhe të krijojnë aroma të pakëndshme.

Nëse nuk vishni të brendshme gjatë natës - Pizhamat vijnë në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën dhe zonat intime, prandaj duhet të lahen më shpesh për të shmangur ndonjë shqetësim higjienik.

Nëse aplikoni kremra ose produkte për kujdesin e lëkurës para gjumit - Produktet e bukurisë, sidomos ato të yndyrshme, mund të transferohen lehtësisht në pëlhurën e pizhamave dhe të krijojnë njolla që mbajnë aromë jo të këndshme.

Nëse ke dalë nga shtëpia me pizhamat ose ke qëndruar ulur në vende publike - Nëse i ke veshur pizhamat për më shumë se thjesht fjetje, atëherë kanë marrë kontakt me baktere nga ambienti i jashtëm dhe duhet të lahen menjëherë.

Nëse pizhamat janë prej materialesh sintetike - Pambuku thith djersën dhe mban trupin të freskët, ndërsa materialet sintetike priren të mbajnë bakteret dhe aromat për më shumë kohë.


Sa herë në javë duhet t’i lajmë pizhamat?


Në një botë ideale, pizhamat duhen ndërruar çdo natë për një ndjenjë të plotë pastërtie. Por nëse i vesh vetëm për të fjetur dhe je person që nuk djersitet shumë, mund t’i ndërroni çdo dy-tri ditë. Nëse rrethanat më sipër janë të njohura për ju, ndoshta është më mirë t’i lani pas çdo përdorimi.


A ndikon kjo në shëndetin tonë?


Të flesh me pizhamat e palara për shumë ditë rresht mund të krijojë një mjedis të favorshëm për bakteret dhe kërpudhat, që mund të çojnë në irritime të lëkurës apo edhe infeksione. Gjithashtu, ndotja e pizhamave mund të ndikojë në pastërtinë e çarçafëve, duke përhapur papastërtitë më gjerësisht.

Nëse fle në një mjedis të pastër dhe nuk ke ndonjë nga faktorët që ndikojnë në ndotjen e pizhamave, mund t’i përdorësh për disa net pa problem. Por nëse nuk laheni para gjumit, djersiteni shumë ose i vishni pizhamat gjatë ditës, atëherë ndoshta është koha t’i ndërroni më shpesh. Në fund të fundit, pizhamat janë një pjesë e rutinës së gjumit.

Artikuj të sugjeruar: