Dating

Disa mesazhe që të sigurojmë se do të të fusin në bisedë me personin që pëlqen ;)

Shkruar nga Anabel

10 Shkurt 2025

Disa mesazhe që të sigurojmë se do të të fusin në

Përderisa ndodhesh këtu, me siguri fillimi i një bisede në një aplikacion takimesh, apo në rrjetet e tjera sociale, nuk është gjëja jote e preferuar. Edhe pse jemi të sigurt se shumica e njerëzve ndoshta do të preferonin t’u dërgonin mesazhe gjithë adhuruesit që po vdesin për të folur me ta, vjen një moment kur duhet të pranohet realiteti dhe duhet të nisësh vetë një bisedë virtuale.

Mos harro, qëllimi i udhëzimeve të mëposhtme është të fillosh një bisedë kuptimplotë, ose të paktën që do të vazhdojë në të ardhmen. Tani, si ta bësh saktësisht këtë? Lexo disa këshilla të aprovuara nga ekspertët për të bërë thyerjen e përkryer të akujve mes teje dhe atij personi që nuk po të shqitet nga mendja:

Përmend diçka nga profili i tij/saj

Dhe ji specifik/e! Përmendja e diçkaje në profilin e personit është thelbësore sepse tregon se je i/e kujdesshëm/me.

Bëj pyetje të hapura

Nisja e bisedës me një pyetje të hapur është një mënyrë e shkëlqyeshme për të siguruar një përgjigje.

Provo këtë formulë me tre hapa

Duke pasur parasysh këshillat e mësipërme, mund të ndjekësh këtë formulë me tre hapa për të krijuar ‘hapësen’ e përsosur të bisedës:

1. Zgjidh diçka në profilin e tij/saj që bie në sy;

2. Shkruaj diçka të mençur ose për të qeshur në lidhje me të dhe ndaj një histori personale/ shpjego se si lidhesh dhe ti atë gjë;

3. Përfundo me një pyetje.

Kapërce bisedat e vogla boshe dhe dil direkt në temë

Është një strategji e guximshme, dhe pa dyshim jo një strategji e suksesshme universale. Por nëse je i/e gatshëm/me të shfrytëzosh një shans, kapërce bisedat klishe hyrëse dhe sugjero një takim.

Jo vetëm që është një qasje unike që do të tërheqë vëmendjen e atij personi, por gjithashtu tregon se je serioz/e për të takuar njerëz në të vërtetë dhe nuk po kërkon vetëm të grumbullosh një grup shokësh virtualë.

Nëse gjithçka tjetër dështon, përgatit këto rezerva

-"Ka diçka që të ka bërë të qeshësh shumë kohët e fundit?"

-"A ke lexuar ndonjë gjë interesante kohët e fundit?"

-"Më trego për një libër ose film që ti pëlqen shumë."

-“Cili ka qenë momenti më emocionues i javës tënde deri më tani?”

-"Nëse s’do mendoje për paratë, çfarë do të bëje me jetën tënde?"

-"Si duket jeta jote e ëndrrave?"

-“Je bllokuar në një ishull të shkretë. Cilat janë tre gjërat thelbësore që ke marrë me vete?”

-Komplimento një kafshë/fëmijë në profilin e tij/saj.

-"Kush do të ishte i ftuari i darkës së ëndrrave të tua dhe pse?"

-“Cili aktor do të luante në filmin e jetës tënde?”

-"Cila është kënga jote e preferuar në karaoke?"

-"Më trego për talentin tënd më interesant."

Gjasat janë, që nëse personi tjetër ndihet njësoj për ty, do të të kthejë përgjigje gjithsesi, kështu që ndërmerre hapin i/e pari/a! Edhe në rastin e kundërt, këshillat e mësipërme do të të sigurojnë një përgjigje sepse intrigojnë personin tjetër për të të shpjeguar se si qëndron e vërteta. Tani që e more vesh këtë, shko dhe bëj lëvizjen tënde. ;)

Artikuj të sugjeruar:

Burimi: Cosmopolitan