
Më 6 tetor 2018-ës, kryebshkiaku Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa u bënë prindër për herë të parë. Sot, vogëlushi i çiftit, Kajan, feston 1-vjetorin dhe si në çdo ditë të veçantë, Ajola kujdeset t'i dedikojë diçka po aq speciale.

Orë më parë, Xoxa postoi në llogarinë e saj të Instagram-it, një foto, të shkrepur vetëm disa orë para se Kajan të lindte.

"Kjo foto është marrë më 5 tetor të 2018-ës, në muajin e 10-të të shtatzënisë, 14 orë përpara se të vinte në jetë Kajan. Kjo dritë e vogël që ndriçon jetën tonë sa njëqind mijë yje vezullues."- shkruan në përshkrimin e fotos bardh e zi.

Aty ajo shfaqet në mes të disa maleve, e veshur me fustan të zi teksa mban dorën në barkun e rrumbullakosur.
Postimi i urimit të 1-vjetorit, nuk mbaroi me aq.

"Uroj që dashuria që do të japësh të jetë e fortë sa një mal!"- shkruan Ajola në foton e postuar pak orë më parë, foto e cila kompozohej mrekullisht me postimet e mëparshme.
