Masturbimi është një aktivitet natyror dhe i zakonshëm që shumë njerëz e praktikojnë, por sa dini vërtet për të? Nga mitet dhe keqkuptimet deri te shkenca që fshihet pas tij, ka shumë më tepër rreth këtij subjekti sesa mund të duket.
Nisur nga episodi i fundit i Jo Veç Kullera nga Andale Media, ku Zhaklin Lekatari foli për masturbimin dhe shumë njerëz në komente nuk kuptuan thelbin e diskutimit, theksohet edhe një herë nevoja e të paturit një edukatë seksuale më të gjerë.
Në këtë artikull, do të shqyrtojmë disa fakte të rëndësishme mbi masturbimin dhe do t'ju ofrojmë mundësinë për të provuar njohuritë tuaja. Gati për të mësuar më shumë? Le të fillojmë!
Përgjigjet:
Masturbimi mund të dëmtojë organet gjenitale.
Organet gjenitale janë organe të forta që mund ta ‘durojnë’ fërkimin e penisit në rastin e burrave dhe fërkimin e klitorit në rastin e grave. Efekti i vetëm që masturbimi mund të ketë në lëkurën e organeve tuaja gjenitale është një acarim i vogël nëse seancat e masturbimit janë të gjata.
Masturbimi mund të rrisë problemet mendore nëse është i shpeshtë.
Nëse masturbimi kthehet në pikën qendrore të jetës suaj, ai mund të shkaktojë disa probleme, duke përfshirë ato të shëndetit mendor. Masturbimi shumë herë brenda ditës mund të ndërhyjë në performacën tuaj në punë, shkollë ose fusha të tjera të jetës suaj.
Masturbimi mund ta konsumojë një person seksualisht.
Masturbimi nuk shkakton që dikush të ‘konsumohet’ seksualisht. Nuk ndikon në numrin e orgazmave që mund të përjetoni. Më e rëndësishmja, nuk ka një numër të caktuar orgazmash që mund të përjetohen fizikisht, kështu që masturbimi nuk mund t'i ‘shterojë’ ato.
Cila nga fjalitë e mëposhtme është e vërtetë për masturbimin?
Të gjitha më sipër. Studimet tregojnë se 5 në 10 gra dhe 7 në 10 burra masturbohen. Fëmijët, nga ana tjetër, fillojnë të masturbohen edhe para se të arrijnë pubertetin. Individët që kanë partnerë të rregullt seksualë mastrubohen më shumë sesa individët që nuk kanë partnerë seksualë.
Masturbimi është një mënyrë e shëndetshme për të mësuar për trupin tënd dhe kënaqësitë që dëshiron.
Masturbimi mund t'ju ndihmojë të kuptoni se çfarë ju bën të ndiheni mirë dhe çfarë jo, duke ju lejuar të komunikoni më mirë me çdo partner të ardhshëm. Plus, thjesht është ndjesi kaq e mirë! Është treguar se lehtëson stresin, forcon sistemin tuaj imunitar dhe ju ndihmon të flini më shpejt. Thënë kjo, masturbimi është aktivitet seksual dhe askush nuk duhet të detyrohet ose t’i nënshtrohet presionit për t'u përfshirë në të. Trupi juaj është i juaji!
Nëse keni:
1-2 përgjigje të sakta:
Duket se nuk dini shumë për masturbimin. Nuk ka problem, është një temë që shpesh është mbuluar me mite dhe keqkuptime. Mësoni më shumë për të kuptuar se si ndikon masturbimi në trupat tanë dhe çfarë është e vërtetë në lidhje me të!
3-4 përgjigje të sakta:
Jeni në mes! Keni një ide të mirë rreth masturbimit, por gjithmonë ka hapësirë për të mësuar më shumë. Duke mësuar më shumë rreth kësaj teme, mund të kuptoni më mirë efektet dhe ndikimet e tij në trupin tuaj.
5 përgjigje të sakta:
Jeni shumë të informuar! Keni një kuptim të shkëlqyer rreth masturbimit dhe ndikimeve të tij në trupin dhe psikologjinë e njeriut. Shumë mirë që keni arritur ta bëni këtë dhe vazhdoni të qëndroni të informuar!
Artikuj të sugjeruar:
- Sigurohu që je vetëm në dhomë dhe lexo ç’thanë burrat për këto pyetje të pazakonta të grave
- Këtë Shën Valentin provo këto pozicione seksi për të zbukuruar natën më erotike të vitit
- Ja disa nga benefitet e masturbimit që ndoshta nuk i dije!
- Si ndikojnë stresi dhe masturbimi në cilësinë e gjumit tuaj
- 8 rrëfime të njerëzve të varur nga seksi
- Eksitohesh pasi ke pirë shumë alkool? Ja pse ndodh
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.